Ky hajdut nuk arriti dot të ishte aq i shpejtë sa duhet për të grabitur një biçikletë, ndërsa ka humbur edhe të tijën.
Pamjet janë filmuar në Londër.
Një makinë, e cila kishte një biçikletë në pjesën e pasme, ndalon në semafor dhe grabitësi afrohet me biçikletën e tij.
Ai përpiqet të lirojë biçikletën tjetër, por nuk ka arritur t’ia dalë mbanë në kohë, pasi semafori është hapur dhe makina largohet, duke e tërhequr edhe grabitësin për një moment,
Jo vetëm kaq, por ai ka humbur edhe biçikletën e tij.