Partizani ka dhënë fund sot përgatitjeve për takimin e radhës ndaj Korabit.
Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 14:00 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës.
Traineri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për të fundit herë edhe gjendjen e grupit.
Në përfundim të seancës ekipi është akomoduar në hotel ” Vila Park” ku qëndron i grumbulluar.
Takimi Partizani – Korabi i vlefshëm për javën e 35 -të të kampionatit do të luhet ditën e diel në orën 17:30 në stadiumin ” Selman Stërmasi “.