Klubi i Partizanit ka publikuar cmimin e biletave per sfiden e neserme kunder skuadres se Korabit.
Permes nje postimi ne faqen zyrtare, klubi i kuq shkruan se biletat per ndeshjen me Korabin do te dalin neser nga ora 09:00, dhe gjenden prane pikes se shitjes se stadiumit “Selman Stermsi”.
Takimi mes Partizanit dhe Korabit do te zhvillohet ne oren 17:30.
Postimi i Partizanit.
INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE FK PARTIZANI – KF KORABI
Të Dielën luajmë ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi.
Çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat A1,A2 dhe B1,B2 do të kushtojnë 500 Lek
Biletat në Tribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 200 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1, B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike nga Peshkopia do të ketë në dispozicion Tribunat H1,H2
Biletat do të dalin ditën e Diel ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
#PërjetMeTyPartizan