Pas arritjes së akordit Rama-Basha, u bënë publike ministritë dhe agjencitë shtetërore që Partia Demokratike ka kërkuar si një mënyrë për të garantuar, demek, proces të drejtë zgjedhor. Ky është aspekti justifikues, sepse kushdo që e ka parë listën e dikastereve që do drejtojnë teknikët e kamufluar pëdëistë, ka kuptuar se ato janë gjetur enkas si vende me burime të shumta njerëzore dhe monetare. Zakonisht ndodh që krimineli kthehet në vendin e krimit dhe PD, si parti tipike me histori kriminale ndaj shtetit dhe shoqërisë, nuk mund të bënte dallim.
Po, cilat janë disa nga zullumet në proceset zgjedhore që janë vërejtur kur PD drejtonte pikërisht këto institucione që merr sot? Ja t’i marrim shkurtimisht me radhë:
Nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, ku bënte çorbë listat e zgjedhësve duke i zhvendosur në skaje votuesit brenda familjes me qëllim që, ose të mos e gjenin emrin në listë duke humbur kështu të drejtën e votës, ose edhe kur e gjenin, të përtonin të shkonin të votonin; dublimin e të njëjtave emra në qarqe të ndryshme duke shtuar vetëm ndonjë shkronjë shtesë; rritjen fiktive të numrit të popullsisë në qarqe të veriut e gjetkë për të siguruar një deputet më tepër.
Nëpërmjet Ministrisë së Arsimit, ku mbushte sheshet e mitingjeve të Berishës duke ndërhyrë në orët e mësimit të cilat, ose zhvilloheshin të shkurtuara ose nuk bëheshin fare. Ka kronika të kohës ku vetë nxënësit kanë pranuar se kishin lënë mësimin se vjen Sala për miting. Kurse sot asnjë shkollë nuk mbyllet se vjen Rama dhe çdo mësues pas mësimit shkonte në çadrën e opozitës të protestonte kundër qeverisë që i jep rrogën e rritur. Po sistemin arsimor e përdorte në mënyrën më kriminale kur zgjedhjet përkonin me Maturën Shtetërore të cilën e përdorte si joshje për vota sidomos për nxënësit mbetës.
Nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies, ku kryente pagesa për një armatë të tërë militantësh dhe jo vetëm, të cilët me anë të ndihmës ekonomike i joshte jashtë çdo kriteri, për t’i dhënë votën. Sot ka sistem digjital që seleksionon çdo individ që shkel kriteret, pra nuk është më në dorë të mikut por të informatikës që s’njeh mik.
Nëpërmjet ministrisë së Financave, të cilën gjatë çdo procesi zgjedhor e shtrydhi deri në qindarkën e fundit në funksion të procesit zgjedhor. I gjithë buxheti vjetor i Shtetit, shteronte brenda gjashtë mujorit të parë, ndërkohë që qeveria Rama me ligj vendosi që kjo ministri nuk do lejojë që shpenzimet në vit elektoral të tejkalojnë normalet e periudhave standarde të viteve pa zgjedhje. Na e lanë ekonominë me rritje 0.1% dhe teknikët e tyre e gjejnë me 3.7%. Po nëpërmjet kësaj ministrie lejuan përhapjen si metastaza të mijërave pikave bastesh të palicencuara anembanë Shqipërisë deri në vitin 2013, ku vetëm njëri syresh fitonte së paku 1 milion euro në javë pa derdhur kokërr leku në Buxhetin e Shtetit. Ah po, dihet ku derdheshin për të financuar fushata elektorale dhe blerje votash.
Nëpërmjet burgjeve, të cilat i përdori jo vetëm mes të dënuarve ku bëhej propagandë e hapur, po edhe me lirimin e përkohshëm me leje shpërblimi të shumë elementëve kriminalë të dënuar të cilët u përdorën në zona të veçanta për frikësimin e zgjedhësve. Lëre pastaj atë drejtorin e përgjithshëm që u kap duke ndarë ushqime për votuesit tek rruga “Myslym Shyri” në këmbim të votës për PD-së.
Nëpërmjet ALUIZNI-t, të cilën e përdori si deshi për t’i mbajtur në ankth në prag zgjedhjesh mijëra familje shqiptare dhe ku legalizoi veç godina biznesi dhe një grusht të vogël shtëpish banimi. Kurse sot ka ndodhur e kundërta dhe ajo çka është me rëndësi të theksohet, nuk është parë përkatësia politike e aplikantit, gjë që dikur ishte kriter kryesor bashkë me ryshfetin.
Nëpërmjet Hipotekës, të cilën e përdori ashtu si Aluizni-n për të certifikuar prona të paqena për militantët e vetë. Kurse sot janë ngritur e po ngrihen sportele sipas modelit ADISA ku çdo aplikant merr shërbim të kulturuar e në kohë.
Nëpërmjet OSHEE-së, të cilën e keqpërdori për efekte elektorale ku mospagesën e energjisë e konvertoi me një votë në dëm të vetë kompanisë dhe Buxhetit të Shtetit. Morën pra, një prej institucioneve simbol të dështimit të tyre spektakolar dhe ku mendojnë se siç punësonin ushtri parazitësh e të paaftësh që veç merrnin rrogë, ashtu do e gjejnë edhe tani.
Janë të shumta pra keqtrajtimet që i ka bërë shtetit Partia Demokratike, prandaj ka shumë të majtë që janë revoltuar që pse janë bërë kaq shumë lëshime për këtë lukuni ujqish që kërkojnë veç ta shqyejnë shtetin e jo t’i shërbejnë. Jam plotësisht i njëmendshëm me ata dhe nuk u heq asnjë presje revoltës së tyre. Po duhet ta dimë shumë mirë se fuqia e Partisë Socialiste nuk buron nga ministritë dhe agjencitë e tyre. Po ta kishin forcën veç tek ato, PS do ishte veç një parti e vdekur. Në pushtet të sjell populli, jo ministria; të sjell fryma që t’i ke përcjellë gjatë qeverisjes tënde ku ke treguar me prova e shembuj se ke ditur të ndërtosh shtet duke sakrifikuar edhe pushtet. Gjithçka kishte Sali Berisha në vitin 2013, por e humbi pushtetin me 1 milion vota ama.
Në Shqipëri nuk jemi mësuar me të tilla lëshime të cilat nëpër botën demokratike janë më se normale. Edhe në vendin tonë fqinj, Greqinë, është normë që në prag të zgjedhjeve disa ministri ndahen me opozitën. Në Shqipëri, këto 27 vjet, fatkeqësisht është rrënjosur mentaliteti më i poshtër që e përmbledh togfjalëshi “saliberishizëm” i cili i ndrydh ndjenjat e elektoratit të pozicionuar politikisht kur ka zhvillime të tilla. “Saliberishizmi” ka treguar se kur i rrezikohet pushteti është gati ta çojë popullin e tij në luftë, vetëm atij të mos i bjerë hunda poshtë. Nuk na duhet fare pseudo krenaria “saliberishiste” që krijoi vitin e mbrapshtë 1997. Ishte ajo pseudo krenari që s’e lejoi ta shpërndante në kohë qeverinë, ndërkohë që protestat për humbjen e parave nëpër fondacione piramidale kishin marrë kudo dhenë dhe një popull i tërë i revoltuar fliste me vete nga milionat që kish humbur. Ajo tragjedi që i ndodhi Shqipërisë në vitin 1997 e që la pasoja të mëvonshme, do të ishte shmangur nëse qeveria e kohës do dorëhiqej qysh në janar pa e lënë situatën të dilte jashtë kontrollit siç ndodhi në mars ku u hapën kudo depot e armatimit dhe burgjet që sollën tragjedi pas tragjedish.
Sot qeveritë në vende me demokraci të konsoliduar japin dorëheqje për hiç mos gjë, prandaj askush të mos mendojë se këto lëshime që bëri Rama forcojnë opozitën. Jo, këto lëshime kaq drastike që s’ishin parë kurrë në këto troje për situata të ngjashme, treguan edhe njëherë se Partia Socialiste është e vetmja forcë të cilës duhet t’i besohet qeverisja e Shqipërisë. Këto lëshime që ajo bëri tregojnë Forcë, Trimëri, Guxim, Inteligjencë dhe Emancipim. Kush i zotëron këto cilësi, zotëron edhe alternativën më të mirë për të qenë fituesi i merituar i çdo lloj gare. Edhe asaj të 25 qershorit, sigurisht!
O budall, ndero kurs e fillo te shkruash mire per partnerin e ri qeverises.
Albi o kokrre malokut. Kurs ndërto ti dhe jo artikullshkruesi. Ai po te hap sytë po te tregon po te meson si eshte me e mira por Jo ti si kokerr Maloku qe je njeh vetem Shpellen dhe Kanunin e Shtrëmberuar jo ate Real qe dikur ishte Ligj Nderi. Lexo qe te kuptosh më shumë o pallë
Shum shkrim me vend. Shkurtabiqi-topolak doktor Adhamudhi po vertiten neper Tirane te ‘ndreqin situaten ‘ sepse nje popull bageti si Shqiptaret nuk meritojne te ngrene koken – huri u vjen per mbare.
Cfar do te jete kete radhe? Jugu kunder veriut, komunizmi, enveristat, besa e malesise, ne kundra atyre, bathorja, 50 euro, vend pune te bashkija, llaf nga brenda, aksident Olldashit, Putini e ka me sy te mire Shqiperine, Gerdeci, me ka dhene llafin, eshte e sigurte, behini gati per surpriza….,Azemi hero
Me thoni pra, cila nga keto nuk eshte e vertete? A nuk jemi ne pjese e lojes se ketyre minjve? Per nje vend pune, nje lemoshe, nje gjaknxehtesi! A nuk i mbushim ne sheshet e mitingjeve dhe vjedhim kutite e votimit qe te na marrin ‘minjte’ me sy te mire?
Pra mos votoni thjesht per Edin, mos e shisni vehten. Votoni per vehten tuaj
Te verteta ! Po ti qeke nji kokerr socialisti dhe s’u munoke hiç me e mçef. ?
Ti qenke loqe fare mor pall . Te pallofte Sali Berisha mamane .
Sali Berisha vetem po te vrau se ate ka zanat ai.. Sa me pallu, edhe ate qe palloj beri hunderrse me operacjon plastik e sypeshkaqener qe lahen me bluze si ne kohe te otomaneve..
sa me ngazellim e shpreh dhe i sigurt je per Saliun ?!
siguro do ta kesh pare mamin tend te kenaqur prej tije.
Me të vërtetë budallë. Se kupton që çadra u fut brënda qeverisë. Ato pa duart në qeveri dhe bënin namin me një palo-çadër. Tani që kanë gjysmën e qeverisë, ato të bëjnë gjëmën. Rama u tregua kaqol politik që shiti ministrat e tij për të mbrojtur bythën e vet. O budall, a e kupton që Rama i shpëtoi ato që i anatemonte dhe frikësonte për ditë me palo-vetingun? Tani u bë palë me to.
Sa kohe qe keto krime kane ndodhur dhe shteti nuk ben asgje , pra krimi mbulon krimin e radhes, me mire do ishte qe ky artikull ska pse shkruhet eshte i pavlere ne nje vend si i yni qe asgje nuk zgjat me shume se tre dite
Shkrim teper real dhe kuptimplote dhe per budallenjte….!
Edi Rama,e mundi udbashin ne 2013 ten kur ai i kishte te tera pushtetet dhe jo tani ku Edi e ka rregulluar vendin e ka bere ‘kuti shkrepseje ‘ ![nuk e di pse me pelqen kjo fraze ]!
Po te doni shtet,mireqenie ,pune rregullime-europe perendim ———–votat PSse !
Po te doni qe te vazhdojne shitjet e deteve,te kemi Fazllicat ne komisionin e sigurise kombetare ,rruge drejte Rusise etj….———————–votoni fazllicat !!!!!!!
eshte teper e thjeshte por me nji ndryshim teper te madh;qe ata qe votojne PD, jane ose kontigjent korrupsioni ose kontigjent antishqiptar ose jane kontigjent i budallenjve !
kaq e thjeshte eshte per te kuptuar cdo njeri se ku ben pjese !!!!!!!