A do e mbylli Berisha karrierën e tij parlamentare?!

19 Maj 2017, 20:19Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Ka një imazh që media e përdor shumë, kur do të tregojë rolin e fortë të Sali Berishës në grupin parlamentar të demokratëve. Deputetët e PD-së janë në një moment të zakonshëm të kësaj legjislature teksa po e braktisin parlamentin, kurse ata që mëdyshohen ose më mirë vonojnë u bëhet një shenjë kuptimplote me vetëm kyçin e dorës nga Sali Berisha që të largohen. Të gjithë ngrihen njëherazi dhe ikin pa bëzajtur. Kanë mjaftuar pak grimca të tilla, veçmas veprimtarisë së tij shumë planëshe për ta mbajtur të ngjitur këtë formacion rreth vetes, që të kuptosh se ai është realisht shpirti i PD-së, kurse kryetari aktual Basha një altoparlant statik!

Kaq i theksuar ka qenë ky rol saqë në bisedimet e gjata që përcollën në arritjen e marrëveshjes së 18 majit 2017, Basha është parë haptas që dilte rregullisht nga mjediset e Berishës kur shkonte në bisedime dhe futej sërish në zyrën e tij, kur mbaronin ku merrte udhëzimet e nevojshme.

E gjithë kjo panoramë, që është fare e mangët sërish, nxjerr pyetjen më të vështirë për njerëzit që merren me kampin e djathtë por edhe që përmban një përgjigje me shumë ekuivoke: A do jetë më kryetari historik dhe de facto i PD-së Sali Berisha në legjislaturën e re.

Në një emision para koleges Tare nga Berisha doli fraza shtampë por edhe patetike se: “Unë do mbetem i angazhuar. Nëse PD më vendos, po do jem. Pasioni im është Parlamenti. Unë nuk mendoj se ka ardhur koha të largohem nga Parlamenti”. Në të njëjtin format emisioni, pak kohë më vonë, Basha u pyet për rolin e Berishës në PD duke u justifikuar se nuk ka pasur asnjëherë dualizëm!!

Gjithsesi, a do të jetë sërish Berisha në listën e deputetëve pas zgjedhjeve të 2017-ës? Basha nuk jep kurrë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Në formën e vet për të folur pa thënë asgjë pak kohë më parë u shpreh: “Do të jetë një listë përfaqësuese dhe tani nuk është momenti për të diskutuar, por secili e kupton se çfarë do të thotë një listë përfaqësuese. Legjitimimi i këtyre listave do të bëhet në mënyrën më demokratike nga forumet e partisë dhe nga aleatët”.

Në fakt, pak kohë më parë kishte thënë se Berisha do të ishte në parlament sa herë të donte.

Fakti është se baza e militantëve jo vetëm e do Sali Berishën por edhe se janë shumë të qetë me ekzistencën e tij në mjediset e PD-së, kjo për faktin se ai jep siguri, por edhe vazhdimësi të asaj që mendohet si ideologji e PD-së. Një gjë që nuk e jep asnjë nga përfaqësuesit e tjerë të cilët lëvizin shumë falë konjukturave, përfshirë kryetarin aktual dhe grupin opozitar brenda PD-së.

Jo më kot, Berisha sërish ishte një nga arkitektët e marrëveshjes së re! Është e pamundur të mos gjesh rolin ashtu si dhe vulën e tij në shumë vendime të ditëve të fundit.

E me të gjitha këto, Berisha i kësaj legjislature me gjithë forcën fizike të dikurshme të prezantuar, në këtë vit, ka pasur një firo të frikshme. Këtë e shikon nga gjuha e trupit dhe tkurrja që i ka ardhur nga mosha por edhe tonalitetet e zërit, që tashmë kuotat e larta i mbajnë më pak. Mbi të gjitha Berisha nuk e përballon dot më intensitetin e manovrave të politikanëve të rinj dhe makinacionet që përpunohen nga shumë aktorë.

Më shumë akoma, futja edhe e deputetëve që kanë moshën e nipërve të tij e që janë thjesht disa zëra të mekur dhe servilë të kryetarëve e ul shumë objektin e përballjes së tij. Ndërkohë që mëkëmbësi i tij Basha ka filluar të orientohet mirë, por më shumë se kaq ta ruajë si duhet kultin e kryetarit legjendar. Ndaj, Berisha i mikluar vetëm pret në zyrë dhe kumton,  ndërsa të çadra u pa rrallë e më rrallë. Mosha, mungesa e forcës dhe motivi, por edhe ngritja e Bashës janë shenjat se ai po lëshon shumë e më shumë.

Mbi të gjitha, Sali Berisha është krejt i qetë se nuk do përballet kurrë me Vetting-un. Megjithë lumin e akuzave penale nuk ka asnjë syresh të provuar mbi kurriz, kurse marrëveshja e vitit 1997 e bëri sërish faktor. Me pak fjalë, Berisha nuk kanoset nga Vetting jo thjesht prej këtij fakti, por edhe shumë lëshime që politika ka bërë në thelb të gjërave që nuk fliten. Ndoshta është e vërtetë ajo që thuhet por shumica nuk duan ta besojnë se: karriera e politikanit të njohur shqiptar të post ’90 tashmë duhet të marrë fund edhe de facto.

Edhe nëse ai do të bëjë një nga ato lëvizjet e befta dhe të jetë sërish në parlament, tashmë do jetë një emër krejt i sfumuar sepse protagonizmi do e tërheqë Basha, me kursin e suksesshëm që kaloi me çadrën. Dhe, Berisha idoli i vërtetë i demokratëve, nuk mund ta durojë hijen, për asnjë lloj arsye. Në rast se është aq i mençur sa ka treguar me shumë lëvizje në historinë tranzitore, vërtetë ka ardhur koha ta lerë poltronin e deputetit.

Tashmë është i tepërt nga vendi ku bënte me shenja që të largohen nga parlamenti, e me sa duket ka ardhur koha për t’i shkuar realisht legjendës urbane të demokratit të parë dhe njeriut që mposhti komunizmin. Ky togfjalësh i fundit vlen shumë më tepër sesa deputet dhe një zë pas kuintave, që të shkaktojë ilaritete, sa hap gojën. Berisha me sa duket po largohet nga e zakonshmja për t’u kthyer në një mit të turmave që e mbajtën dhe do e ushqyejnë kultin e tij. (Javanews)

23 komente në “A do e mbylli Berisha karrierën e tij parlamentare?!”

  1. zi says:

    Nga vetingu s’mund te kanoset ,
    por nga zoti, eshte e sigurte.

    1. LSI dhe joPD says:

      ky ben si i forte me Ramen se s´eshte Meta kryeminister. Sikur te ishte Ilir Meta KM ky i ngrinte çadrat jo me afer se Viçidoli.

  2. zani partizani says:

    a sikur ti hapet kariera e burgut

  3. I says:

    Figura me protagoniste e ketyre vite demokraci , por shume shqiptare e urrejne. A thua te githe gabohen ?

  4. ISH ANTIENVERIST says:

    nqs do ti beja nje monument enver hoxhes
    ne bolen e djathte do vendosja berishen
    ne te majten fatos nanon
    dhe ne mes edi ramen..

    akoma ka sot gazetare qe berisha hodhi komunizmin..qe ishte nje kanibal qe mundi nje te vdekur
    …………………………

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    .
    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptar..

    1. Lugati says:

      oshte w thjeshte fare…ish diktatura komuniste qe ishte ne sherbim te serbeve(tito)vuni nxensin e tij sali berishen me i dhone vZhdim punes…masanej pse te terhiqet berisha nga politika…djemte e tij shpirteror ed lugati…lul basha…dhe like presidenti do e majne mire baben sa te jete gjalle..dhe kjo u verifiku para dy ditesh..me orgjine rama+basha..hajt te rroje partia desh me thone se un kom maru(poplli shqiptar)

  5. optimizem per vendin says:

    Nje gabim te rende zoti Andoni; …”legjendes urbane te demokratit te pare dhe njeriut qe mposhti komunizmin” ! Te gjithe e dine se kush e mposhti komunizmin, te pakten, te mos genjejme keta qe lindin sot, pavaresisht se do kene video e shkrime dhe edhe mund ta mesojne, por mund edhe te deformohen si dosjet e sigurimit te dikurshem. E, pra mos harroni te thoni te verteten se pa dashje genjeni historine se edhe po nuk u shkrua, kalon ne breza nepermjet fjales.

  6. PPSH says:

    Pse edhe kete garantoi Edi Rama. Shume shpirtmire paske qene o eDI rAMA.
    Mbani mend, si tha para 4 vjeteve:” Saliu ta gezoje pensionin se ska pune me ketu” ne nje kohe qe populli shpresonte ky do ta conte para drejtesise. Ta gezoni Hashashin e Ri, o popull anadollak.

  7. Haka Tekizoti says:

    Kush shpreson se një monstër mund të ketë logjikë e të hajë arsye për të hequr dorë nga shpirti i ti kriminal e ka kryekëput gabim. Megjithatë cilido ka të drejtë t’i kthejë dëshirat e tij në shpresa.

  8. Komunisti says:

    Care the ti ere Beno,berisha rrezoi Komunizmin? Po kush ishte ai bir kurve qe te rrezonte Komunizmin,e ku ne Shqiperi,hajde koqe hajde,e kush saliu? Ishin ata burrat me BOLE te medha,ata tutje Oqeanit,se te ishte per saliun edhe sot Sekretar te PPShse do e kishim,a nuk e shikon qe akoma Kryetar eshte,po ama i PPD( Partia e Punes Demokratike.

  9. vaso says:

    Ndoshta nuk mposhti Ai komunizmin,por u tregua i afte te kontrolloje masen popullore, duke shmangur konfrontimet e drejteperdrejta me policine dhe ushtrine,d.m.th gjakderdhjen,qe aq shume deshironin fqinjet.Ndryshimet ndoshta ishin miratuar nga kupola e kohes,por baza e PPSH
    nuk i pranoi,dhe sa mundi i sabotoi.Edhe vete populli nuk ishte i ndergjegjshem per ate qe ne te vertete kerkonim.Pluralizmin dhe demokracine e pame si nje rast per te marre c’te mundim,ishim te etur.Roli i Doktorit ka qene vendimtar,per vete kurajon dhe guximin e tij te dale ne krye.Ne politike nuk ka te mire dhe te keqinj,por te afte dhe te paafte.

  10. Nqs saleh komunisti ka rrezuar komunizmin une kam rrezuar murin e Berlinit. Kaq gomer jane keta njerez qe leshojne keto mufka dhe nuk bejne nje analiz kush e rrezoi dhe pse u rrezua komunizmi. Ne ishim vendi i fundit ose tulla e fundit. Dhe po te mos ishte rrezuar ne gjithe europen po te ishte per sali komunist berishen edhe per popullin shqiptar edhe sot do vazhdonim te duartrokisnim per enverin Dhe saliu sot do ishte antar byroje ashtu sic ishte endra e tij qe kur ishte sekretar partie. Prandaj mos na beni per te vjell me teorin e rrezimit kom nga servili dhe sharlatani komunist me i ndyre i te gjitha kohrave.

    1. Kris says:

      Lidhur me Berishen! A eshte dikush te me thote se kush e sponsori

  11. Poku says:

    Ne qofte se eshte i zgjuar dhe mendon vertet per partine e tije do te largohet vete ne te kundert do te thote qe intereson vetia e tije qe mos perballet me percmimin e popullit qe e ka krijuar vete deri tani.me kete levizje i jep me shume vlera pd po te mari me vete dhe garden e vjeter te tije qe elektorati ti besoj me shume ndryshimit ne pd ne te kundert jane prap te humbur .

  12. albani says:

    Ky njeri nuk largohet as nga politika dhe as nga shtepite tona.
    Ky ka lindur per te sjelle fatkeqesi, dhe ketye eshte duke e bere shume mire.
    Nuk iken pa e shkaterruar edhe nje here Shqiperine dhe pa pare edhe nje here tjeter vellavrasjen midis shqiptareve.
    Ky ka lindur per te vrare dhe per te urryer!

    Nje dite me pas, mbasi ky perbindesh me fytyre te neveritshme njeriu, dha “doreheqjen” nga Partia Demokratike, si kryetar, gazetari Xhevdet Sheku, nje nje shkrim te tijin ka shkruar: Ai nuk iken! Ate e keni aty! Dhe per kete thenie profetike dhe filozofike, Z. Shehu, duhet te pergezohet dhe t’i njihet autoresia.
    Prandaj, aty e kemi, derisa Mortja ta heqe nga faqja e dheut. Madje edhe atehere, duhet te mos nxitohemi te themi “Iku!”, se vetem ketij njeriu nuk i dihet.

  13. thana says:

    Berisha nuk do te jete me deputet. Populli tashme e kuptoi se ai e kaloi kohen e vet si parlamentar. Mirepo shpetimi i Bashes nga tutela e Berishes mund te realizohet nese ai do te perdore nje telefon, numerin e te cilit te mos ia dije Berisha…

  14. besniku says:

    Per Z. Vaso!
    Por cfare perplasje sabotoi ai, more Z. Vaso?! Cfare komunizmi rrezoi ai, more Z. Vaso?!
    Te gjitha ia kishin bere gati Ramiz Alia me UDB-ne.
    Ai vetem sa shkaterroi gjithcka te ndrtuar nga djersa dhe mundi i popullit, cdo gje mbi toke: Uzina, fabrika, sera, plantacione me molle dhe me kumbulla, me vreshta te permasave evropiane, shkaterroi ushtrine, kulturen duke suprimuar te gjitha institutet e Akademise se Shkencave, e beri Shqiperine kioska, beton, nuk ka lene pellembe toke pa privatizuar dhe leke pa vjedhur, te mos flasim per Firmat Piramidale, dhe per vrasjet
    qe dihen dhe qe nuk dihen ende! Por ky njeri nuk iken nga politika pa djegur edhe nje here Shqiperine!

  15. artan says:

    Do zoti na shporret nga syte.

  16. realisti says:

    Berisha do mbahet mend si shkaterruesi i shtetit… Gjoja e tij e Kane mbajtur gjalle komunistet e PS. Atyre ju duhej te kete n kete t pd nje komunist, qe ta mbushte partin demolratike me,t majte…dhe Ai e beri

  17. Kris says:

    Lidhur me Berishen! NUk mendoj se do te terhiqet! Vetem po ta detyrojne! Ai po punon qe te mos largohet! Duhet te mbroje edhe Zenin! Shume njerez ne Shqiperi ,midis tyre edhe Ylli rakipi, vellai i Rakipit tjeter, bejne sikur harrojne se cilet kane qene dhe cilet jane realisht apo aktualisht! Gazeta Albania ashtu si Koha Jone e Nik Lesit kane marre me qindra mijera marka nga Berisha nepermjet Qeverise Kosovare te Bukoshit qe fijet ja komandonte Berisha! Se me ke i kane ndare nuk do shume mend! Edhe sot mercenari Ylli bashke me “analistet” antishqiptare Lubo dhe Bushati,apo Lubonjat dhe Kapot .jane bere bere bashke per te na treguar se Berisha eshte i keq ,sepse kaa vrare,por Rama eshte me i keq dhe kriminel, sepse e ka mbushur vendin me kanabis apo u jep pronareve te mediave leje pallatesh dhe atyre jo! Kujtoni Shkullakun! Ylli ka qene ne zyren e Berishes kur Azemi eshte vrare! A eshte koha pas zgjedhjeve …?

  18. POPULLI says:

    NE BURG ……………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  19. Emigranti says:

    Fatkeqesi kombetare, kur diskutohet qe te jet akoma ne parlament nje bastard, nje llapaqen, nje karagjoz, qe e ketheu parlamentin ne nje vend komedie, apo bordelo me pislleqet qe nxirte nga goja.
    Ishte pjesmarja e keti diteziu cdo te enjte qe se sshikonim dot , parlamentin , sepse na njgjallte neveri sjellja e tij, prej llafazani, shpifsi, qe dinte vetem te shaj , fyej, akuzoi, te trilloi gjithfara maskaralleqesh. Ilaci me imir per Beishen esht Vettingu qe e refuzoi aq shum. Me te duhet te meret drejtesia dhe askush tjeter

  20. Ylli says:

    Ekziston nje thenie per politiken dhe per ata qe merren me te….Burrat e medhenj marrin vendime ,disa u dalin disa nuk u dalin.Burrat e vegjel ,thjesht gjykojne vendimet e burrave te medhenj !.Berishen do ta gjykoje historia .Kurse keta burrecer qe qurraviten forumeve ,nuk i gjykon dot as vetja e tyre.Berisha ngelet politikani me i madh dhe vendimarresi me i madh i viteve te Demokracise.Ka dhe nje gje….po te urryen komunistet ,je ne rregull.Nuk do ta harroj kurre 23 Marsin e 92 ,diten e pare te Shqiperise pa monstrat komuniste neper kembe.Nxinin dhe mallkonin dhe urrenin. Ke ??? Berishen ,i cili detyroi te iknin nga pushteti mbas 47 viteve.Ishim te lire dhe me endrra ,por te pangopur dhe te etur.Prandaj nxituam te plotesonim cdo mangesi nxitimthi dhe diku gabuam.Por sot jemi shume here me mire se ne 92.Me behet qejfi qe ne krye te PS eshte perbuzi dhe urrejtesi i i klases se felliqur komuniste ,Ed Rama.Jepi Edo mos u ler kusur monstrave komuniste deri sa ti zhdukesh nga PS.Voten merrjua dhe shpirtin shitjua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje