Pas librit, "godet" sërisht deputeti "kaubojs", nderon presidentin Donald Trump

21 Maj 2017, 15:22Politika TEMA
Pas librit, "godet" sërisht deputeti "kaubojs", nderon

Një nga aleatët më të afërt të Lulzim Bashës, deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj, duket mjaft kreativ në idetë që përciell.

Nga sot, ai ka nisur të shpërndajë  tituj dhe dekorata nderi për të gjithë individët që ai mendon se e simpatizojnë më shumë atë dhe partinë e tij.

Ndocaj sot ka nderuar me titullin “Kaubojs” dhe medaljen “Trump të Lirisë” disa nga antarët të partisë që drejton në bazë të kontributit që ata japin.

“Kaubojsi” ka zgjedhur emrin e presidentit amerikan Donald Trump për ta stampuar në çmimet që ai shpërndan në formë vlerësimi ndaj kreut të SHBA-ve.

Çmimet dhe dekoratat Ndocaj i shoqëron edhe me një celular si shpërblim.

Ky është rasti i dytë që presidenti Donald Trump nderohet nga figura të rëndësishme të opozitës, ku në rastin e parë ishte kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ai që emërtoi një bulevard  me emrin e presidentit amerikan.

Nuk dihet ende nëse presidenti i SHBA-ve është vendosur në dijeni për këto ngjarje të realizuara përmes emrit të tij.

Një ditë më parë Ndocaj nxorri në dritë edhe një libër për jetën e tij ku kishte zgjedhur ta titullonte “Jeta ime”, titull ky i përdorur edhe nga personazhe të tjerë të politikës botërore.

4 komente në “Pas librit, “godet” sërisht deputeti “kaubojs”, nderon presidentin Donald Trump”

  1. KARAXHIC +SHEQERE =SALI says:

    TANI TE MBAJME NJE MUT HESHTJE PER KETE DEKORATE

  2. Lezhiani nga Balldreni says:

    Akoma merreni ,duke ja ulur vlerat vehtes dhe mediave,me kete “Thes”muti ?!…

  3. Tonin says:

    Hajde paloço hajde , po ik more derdemen merru me ndonje pune ndertimi siç je marre gjithe jeten atje ne emigrim se po le kokrren e namit me keto karagjoslliqe qe po ben , kur u be dhe bytha e ketij politikan vaj medet.

  4. genci.d says:

    Po lind Adolfi shqipetar.Pas librit “Mein kamf” filloi te ndaje dekorarat dhe pas pak do filloi te ndertoi dhe hierarkine naziste.Me tituj e grada qe vetem ky buldoza i di….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje