Analiza e PS për 12 qarqet e vendit, projeksioni: Do marrim 75 deputetë

21 Maj 2017, 11:24Politika TEMA

Partia Socialiste ka bërë një analizë të situatës së saj elektorale në të gjithë vendin, duke parashikuar që të marrë e vetme 75 deputetë në 25 qershor. Analiza e detajuar i është prezantuar dje Edi Ramës nga të gjithë drejtuesit e qarqeve, duke bërë krahasime me vitin 2013 dhe tani.

Kjo është shifër optimiste e bërë me dije gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama ka pasur pasditen e djeshme me të gjithë kandidatët për deputet të Partisë Socialiste si dhe grupin parlamentar aktual në kryeqytet. Sipas raportimeve në këtë mbledhje, mësohet se Tahiri është shprehur për një shifër prej 17 deputetësh në kryeqytet, ndërsa Vangjush Dako ka thënë se në Durrës “6 mandate janë dështim, 7 detyrë dhe 8 fitore”, duke lënë të kuptohet se pritshmëria në këtë qark është për 8 mandate.

Në Vlorë Gjiknuri ka parashikuar 7 mandate, ndërsa Klosi në Berat 4 të tilla. Lindita Nikolla parashikon të marrë 4 deputetë në Lezhë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër po kaq. Mimi Kodheli parashikon të marrë 2 mandate në Kukës, ndërsa Ilir Beqja në Dibër parashikon 3 mandate. Taulant Balla është shprehur optimist për 7 deputetë në Elbasan, ndërsa po kaq pret të marrë dhe Niko Peleshi në Korçë.

Gramoz Ruçi është shprehur se në Fier do të marrë 9 mandate, ndërsa Çuçi në Gjirokastër, 3 të tilla. Burime nga mbledhja bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se Rama u ka thënë deputetëve se qëllimi kryesor është sigurimi i 71 mandateve, e vetme, ashtu si kurse ka deklaruar edhe më herët në daljet e tij publike. Ai u ka kërkuar të gjithë kandidatëve të nisin menjëherë punën në terren. “Shkoni derë me derë, mos lini njeri pa takuar. Shpjegoni marrëveshjen dhe fitoren tonë për vettingun. Duhet të punojmë me këmbëngulje për çdo votë.

Duhet të marrim minimalisht ato që morëm në vitin 2013. Duhet punë për vete natë e ditë në terren. Zgjedhjet do të certifikon tashme dhe do të kemi të hapur rrugën për integrimin, duke shtuar dhe reformën për drejtësinë”,-mësohet të ketë thënë Edi Rama. Për sa i përket marrëveshjes së dy ditëve më parë, Rama është shprehur se nëse do të hynin në zgjedhje

pa opozitën, atëherë nuk do të kishin mundësi për të qeverisur për një mandatë të plotë.

“Dialogu me opozitën do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Marrëveshja me PD ishte zgjedhja më e mirë për PS. Të vetëm ne nuk do të qeverisnim gjatë, pavarësisht se e kishim të sigurt fitoren”,-mësohet të ketë thënë Rama. Ai ka rikonfirmuar se komunikimi me opozitën do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të bëhej i mundur miratimi i disa prej Reformave më të rëndësishme për vendit, miratimi i së cilave do t’i hapte rrugë Shqipërisë për integrimin në BE. “Mos u shqetësoni për ndryshimet në qeveri. Ministrat teknikë do të qëndrojnë vetëm një muaj, deri ditën e zgjedhjeve. Ministrat do të jenë vetëm monitorues dhe vëzhgues. Nuk do të ketë asnjë shkarkim dhe raprezalie tek administrata. Mos u shqetësoni”,-mësohet të jetë shprehur Rama.

Në mbledhjen e djeshme, Rama ka komentuar edhe mos arritjen e një koalicioni parazgjedhor me Partinë e LSI. “I lutëm për koalicion që në tetor. Jo sot, jo nesër, nuk deshën. Jemi në të drejtën tonë për të ecur për para dhe nuk i kemi dalë nga fjala askujt”, ka thënë Rama. Përveç kandidatëve për deputetë, i pranishëm është edhe i gjithë grupi parlamentar i PS, duke qenë se të hënën pritet të mblidhet parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar disa ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur implementimin e marrëveshjes që u arrit para tre ditësh mes Ramës dhe Bashës./Shqiptarja.com

Projeksionet e PS

Tiranë 17

Vlorë 7

Berat 4

Lezhë 4

Shkodër 4

Kukës 2

Dibër 3

Elbasan 7

Korçë 7

Fier 9

Durrës 8

Gjirokastër 3

Gjithsej 75 deputetë

 

15 komente në “Analiza e PS për 12 qarqet e vendit, projeksioni: Do marrim 75 deputetë”

    1. Xhaviti ne USA says:

      Te lejoje Tema se nuk ke shpreh asgje sa do pa kuptim apo pa rendesi artikulli. Pikerisht kjo i intereson Temes dhe miletit anadollak Shqiptar,.

    2. adri says:

      Ti edi rama do te marresh ate te nenes tende se vota nuk merr me nga shqipetaret . i Paafte.

    3. adri says:

      Shko mor kokrra e halabakut. Kur me thonin qe edi rama eshte nje i paafte nje piktor i deshtuar nje basketbollist i deshtuar nuk e besoja por kur kam pare videot ne youtube ku shihen live bemat dhe sjelljet e tij them me plot bindjen qe ky eshte njeri me kot qe ka patur ne drejtim ndonjehere partia socialiste. Eshte i pabese dhe mosmirenjohes. O kish vend per te mos hyre ne parlament dhe pêr te krijuar qeveri teknike e besimi ne 2011 ku u kap duke vjedhur 700 000 euro Zv Kryeministri Ilir Meta dhe me pas kater persona mbeten te vrare nga policia e berishes i cili donte te mbronte Ilir Meten dhe Qeverine e tij Hajdute. Edi Rama qe mori votat se do te ndershkonte te gjithe ata qe bene aktet makabre beri te kunderten pasi erdhi ne psuhtete i harroi te gjitha dhe u be pale me kriminelet.
      Un e nuk e di se ku i ka shpresat ky njeri per vota se shqipetar qe i beson ketij nuk ka .

  1. Ja fusni krejt kot, ose ia beni qejfin vertes ju socialistet. Po ve bast me ju. Po moret mbi 55 deputete me keni mundur. Sepse shumica e shqiptareve jane tw tyromaksur nga ju. Keni ngritur nje pushtet familjar te neveritshem. Dhe kjo neveri e mbledhur do t;ju bjere mbi koke. Eshte trup te pretendoni me shume se 55 deputete. Ndoshta do te merrni me pak. Ju kete e dini. Sepse asnjehere nuk kandidoni te njejtin deputet ne nje zone. Po i kaloni sa nga njera zone ne tjetren Eshte qesharake kur pretendoni te fitoni dy deputete ne Kukes. Nga gazeta kam mesuar se atje i fusni ne pune njerezit qe perzgjidhen nga nje qe quhet Grupi i te poesteve dhe i ka cdhene llogARI VETEM DEPUTETIT TUAJ Mucmata. Pse nuk er rikandiduat prape ate. Sepse edhe3 socialistyet kane qene betuasr te mos i japin as edhe nje vote. Po ju s;keni turp, e haNI ATE ME BUKE.

  2. tfgs1 says:

    si ne kohen e Vekes……….99,99%!

  3. endri says:

    Do marresh nje mut qe te hash o Rame. Te rren mendja o qyqare se je pordhac dhe mendjemadh, arrogant dhe i pabese. Ti o loqe nuk merr me shum se 60 dhe ato po ti jap me mik.

  4. Saranda Web says:

    Sa te doni ju do te merrni

  5. optimizem per vendin says:

    Po bej nje pushim duke lexuar nja dy tre komente te ca njerzeve qe nuk dine emrin e tyre apo te babes e nenes. Mos prit nje muti te bejere era trendafil. Edhe keta te tille jane e nuk i sherbejne askujt. PS ne keto zgjedhje do te marre mbi 75 dputete se shqiptaret s’jane me budallenj si ketu e 26 vjet, por duan familjen, veten dhe shoqerine, ndryshe nuk ecet perpara. Ka me shume ketu per tu menduar? Dhe ecjen perpara e pane keto 3.5 vjet qe edhe duke patur Ilirin si nje rrjete merimage nga ato te zezat, prape kush i ka syte ne balle shikon ndryshimet, kush e ka mendjen ne koke kupton ato qe u bene dhe mendon se çfare do te behet: drejtesi, pune, perparim=jete.

  6. Zjarri says:

    Do maresh p…dhin e motrave te demokrateve

  7. Mamurrsi trim says:

    Mire, po puna e Lindes te ajo banka me pronare ne firma ofshore si u be?

  8. katarakti says:

    Po i moret 60 deputete duhet ta quani sukses te madh. A nuk e keni kuptuar akome se ju rilindiotet i keni zhgenjyer keqazi socialistet e vertete. Nuk e keni kuptuar akoma se ai qe do te fitoje ne zgjedhjet e 25 qershorit do te jete Abstenimi i Madh. Se socialistet e vertete, te paperfillur nga Rama dhe lukunia e tij rilindjote, nuk do ta luajne me bythen per te votuar, por do ta lene Ramen ne “hallin” e vet.

  9. Olsi says:

    75 merr po te mbledhe edhe votat e LSI.

  10. Tiranare says:

    Ja Projeksioni im.

    Berat 4
    Diber 3
    Durres 8
    Elbasan 8
    Fier 9
    Gjirokaster 3
    Korce 6
    Kukes 1
    Lezhe 4
    Shkoder 3
    Tirane 20
    Vlore 7
    Total 76

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje