VIDEO/ Ja si i uron Rama shqiptarët këtë të dielë pas zgjidhjes së ngërçit politik

21 Maj 2017, 09:07Politika TEMA
VIDEO/ Ja si i uron Rama shqiptarët këtë të dielë pas

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur  që këtë të djelë të uroj gjithë shqiptarët më një video ku shfaqen vlerat turistike, hitorike e kulturore të vendit tonë.

Këtë  video Kryeministi e shoqëron dhe me  një teks të shkurtër ku shkuan se në këtë video shfaqen vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë, të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë ??❤??

7 komente në “VIDEO/ Ja si i uron Rama shqiptarët këtë të dielë pas zgjidhjes së ngërçit politik”

  1. Pa Sali votoj PD says:

    Zoti KM falemnderit per videon. I bere gati valixhet?

  2. fakti says:

    Shume – shume e bukur !!!
    Bravo !

  3. Timi says:

    Shqiperia eshte vertet nje vend vertet i mrekullueshem dhe i bukur, por, per fat te keq, eshte i braktisur nga qeveria. Ne jemi duke pushuar ne jug te vendit. Erdhem nga larg per te shijuar Shqiperine por konstatojme me hidherim qe kemi te bejme me fshatra te braktisura, me njerez shume te varfer, me infrastrukture te pazhvilluar. Plazhet jane fantastike por nuk ka dore qeverie. Njerezit jane lene ne meshire te fatit. Arkitekrura eshte ne kakofoni me traditen. Shtepite jane ndertuar sipas qejfit dhe pa plane arkitekturore te kontrolluara nga qeveria lokale dhe ajo qendrore. Andej nga vime ne cdo ndertim eshte i kontrolluar jo vetem se ku ndertohet pr edhe per arkitekturen, materialet qe perdoren per ndertim, ndertimi i infrastruktures. E kuptoj. z. KM i vendit qe ju nuk mund te beni rindertimin dhe ristrukturimine nje Shqiperie qe eshte shkaterruar nga pikpamja arkitekturore per 27 vjet por duhet te filloni te beni dicka. Duhen mbledhur dhe organizuar kryebashkiaket, duhen, trajnuar, duhen mesuar se si te punojne. Duhen marre ekperte nderkombetare qe te trajnojne administraten publike lokale dhe qendrore se si te administroje ndertimet, rruget, infrastrukturen, taksimet, turizmin. Duket sikur njerezit dhe komunitetet jane lene ne meshire te fatit. Ashtu sic na tha nje qytetar i thjeshte; ‘Perendia larte e ne ketu poshte’. Per fat te keq as qe eshte ndjere dhe as qe ndihet prania e qeverise.

  4. shushica says:

    Nje video shume e bukur…..por Rama….leri ta bejne kete reklame per ata qe jane pergjegjes per turizmin….Perse nuk ulesh gjithe naten .te mendosh si te permiresosh jeten e 80 perqind te shqiptareve….Me modesti po te kujtoj …lexo pak programin e Sanders .nga SHBA….jo programin e Maos apo Enverit…lexo diçka edhe nga Piketty…nga Franca jote dhe me nje grup intelektualesh te rinj nderto nje program te qarte ,konkret ,te kapshem per njeriun e thjeshte….ku te percaktohet qarte rroga minimale e mbijeteses,taksa progresive sipas te ardhurave,rikthimi i normalitetit ne shendetesi dhe arsim,ndertime poullore per te varferit,perkrahja e shtetit per modernizimin dhe tregetimin e prodhimeve bujqesore ,hapja e tregut per investitore te huaj pa paragjykime idiote gjeopolitike ,lufte te pameshireshme droges ,korrupsionit ,kriminalitetit ,verifikim i pasurise te çdo personi publik ,duke fillar nga vehtja….dhe mbi te gjitha fashirja e menjehereshme e kastes kriminale ne drejtesi dhe zevendesimin e tyre me te rinj ,qe kane edhe kulture perendimore…..Vetem keshtu mund te fitosh ,duke deklaruar vetem nje aleance ,me njerezit qe besojne ne programin e Ps dhe me asnje parti tjeter…Po te kujtoj se koleget e tu ne Ballkan kane treguar qartesi dhe guxim dhe fituan ….Leri perrallat se edhe mbas zgjedhjeve do te bisedojme me PD …prit prit ,do te shikosh se çfare fushate do te beje PD …dhe do te pendohesh per shume vendime amatoreske qe ke marre…

  5. Zamir says:

    Zoti KM kemi ardhur nga larg dhe po vizitojme jugun e vendit. Na ben pershtypje qe ne kete pjese te vendit nukm ka nje radio qe te degjohet shqip. Vetem stacione greke dhe italiane. Po ashtu televizioni shteteror nukm arrin te shihet ne kete pjese te vendit. Si eshte e mundur qe popullsia te lihetv keshtu ne meshire te fatit. E kutpj qe ja u keni lene privateve ne dore median por njerezit duhet te kene nje radio dhe TV shteterore ku te degjojne qeverine e tyre dhe vendin e tyre. Radio Zeri i Amerikes (stacion shteteror i SHBA) bucet ne cdo vend te botes ndersa qeveria jone nukm degjohet brenda kufijve te vendit. Ju lutem beni dicka per kete. Eshte e pafalshme qe per 27 vjet keta njerez jane lene nen meshiren e fatit dhe degjojne vetem greqisht dhe italisht.

  6. Realiteti says:

    Vazhdo Ciu ciu cerr kur njerezit dhe sidomos te rinjte dhe mosha e trete vuajne papunesine dhe buken e gojes. Nuk ke faj se femijeve tuaj ju ke siguruar gjithcka

  7. Asus says:

    Zamir, vrejtjet Jane te drejta. Po le te shpresojme se dicka ka nis te behet. Eshte frenuar procesi shkaterrues I teritorit etj. Ka nje tendence per ti bere gjerat sic duhet, si qendrat e qyteteve, pastrimi plazheve nga ujrat e zeza, rruge me sinjalistike, informatizimi I disa sherbimeve etj. Ky vend pervec shkaterrimet gjate 25 vjeteve ka bere tradite luften brenda nesh. Kjo marreveshja sikur krijon shpresa per paqe dhe pune te Mira. Prishet nje shtepi dhe do kohe te behet. Vajhalli nje Shtet ku qytetaret e tij te uritur e sherrxhinj nuk dine nga tja nisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje