I pari që vlerësoi marrëveshjen si më të madhen në këto 26 vjet ishte Berisha. Më i hidhëruari ishte Meta, i cili për shkak të pozicionit të ri që merr pas 24 korrikut, e trasmetoi këtë hidhërim te pasardhësi në krye të partisë, Petrit Vasili, apo te funksionarë më të vegjël. Hidhërim pati edhe në partitë e vogla, por më të zbehtë. Partia demokratike i futi në lista kryetarët e këtyre partive dhe problemi këtu mbyllet.
Çfarë duhet gjykuar tani, megjithëse është shpejt të shohësh, ca përfundime që do të fillojnë të ravijëzohen me shpejtësi dhe ndoshta me egërsi gjatë fushatës?
Duket se LSI ka humbur përfundimisht atë rol që për shumë analistë ka qënë roli i atij që ka “Kycin e artë”. Në pikëpamje personale, nuk e kam besuar asnjëherë këtë. Roli duket sikur u zyrtarizua pas zgjedhjeve të 2009-s, ku LSI në fakt mezi arriti të futej në parlament, apo u fut në të vetëm me 4 deputetë. Një vështrim i ftohtë mbi zgjedhjet e vitit 2009 tregon një fakt të thjeshtë. Në 6 nga 12 qarqet e vendit, nëse PS do të merrte 0,2 për qind të votave më shumë, ajo do të arrinte vetë në 72 deputetë. Në një shtet si ky yni, kjo përqindje mund të zhduket, apo të ta marrin dhe nuk quhet ndonjë hata e madhe…
Po fill pas këtyre zgjedhjeve, ky rol i LSI-së u forcua dhe u zmadhua, proces ky që u pa në zgjedhjet lokale të vitit 2011, por dhe në ato të 2013-s. Pse ndodhi një gjë e tillë?
Për mua, ka pasur dy arsye themelore. PD shpërbleu në vitin 2011 zgjedhjet e fituara të 2009, ku katër deputetët e LSI I mundësuan fitoren. Berisha ishte brenda filozofisë së tij për të mos lejuar ribashkimin e të majtës me çfarëdolloj çmimi, sepse ndryshe rezultati dihej pa filluar loja e zgjedhjeve. Në këtë sens, ai mbylli sytë pavarësisht humbjeve të mëdha që i solli kjo taktikë në gjithë qytetet e mëdha të vendit.
Viti 2013 e riforcoi përshtypjen se LSI kishte rolin e madh të përmendur më sipër. Për shkak të sistemit zgjedhor, ajo mori nga aleati kryesor, PS, ato që quhen “mbetje”, një sasi të madhe deputetësh, që për një pjesë analistësh të specializuar me sondazhet mund të ishin 7 apo 8, pra gjysmën e numrit të deputetëve të saj.
Vetë Meta e quajti të padrejtë këtë lloj llogarie, në emisionin e Arian Çanit, duke theksuar se LSI mori 180 000 vota, çka do të thotë se ajo i ka marrë vetë gjithë deputetët, dhe jo si produkt i sistemit zgjedhor. Në një pikëpamje matematike, llogjika e Metës duket e saktë. Në një plan vështrimi tjetër, besoj se situata është pak më ndryshe.
Për ata që nuk i kanë qejf analizat me numra, por historinë, mund të themi drejpërdrejt se LSi është një parti e ngjashme me atë të PSD-së.
Kjo ngjashmëri nuk ka të bëjë me organizimin e partisë. Në këtë këndshikimi, LSI ndoshta është partia më e disiplinuar në vend, duke e kaluar edhe PS-në apo PD-në. Po të shtosh këtu edhe talentin natyror politik të Metës, duket se ngjashmëria e saj me PSD-në që përmenda, duket sikur zbehet, apo nuk ka asnjë lidhje.
Atëherë, ku bazohet arsyetimi se LSI nuk është ajo që shumë e mendojnë?
Duke iu kthyer ngjashmërisë me PSD-në, kujtojmë se dikur, kur Nanua grindej me Gjinushin, atëhere PSD rrudhej në maksimum, duke kaluar nga 15 deri në 3 për qind. Arsyeja ishte thjesht e karakterit pragmatik.
Kur kuptohej se marrëdhëniet midis dy partive ishin të mira, një pjesë e PS-së rreshtohej brenda radhëve të PSD-së. Kjo radhitje i mundësonte asaj që të mos merrte vendet kryesore më qeverisjen e radhës, por pozicionet dytësore, që ishin gjithsesi të mjaftueshme.
Kur marrëdhëniet prisheshin, atëhere PSD-ja rreshtohej përsëri në folenë e vjetër dhe të sigurt, pra atë të PS-së.
Kjo lloj manovre, që mund të çudisë shumë prej analistëve sot apo nesër, ka një arsye të thjeshtë. Ajo vjen nga mungesa e grupeve të caktuara shoqërore që përcaktojnë zhvillimin e vendit, duke u inkuadruar në parti që mbrojnë rigorozisht interest e këtyre grupeve.
LSI, që në origjinën e saj është pjesë po e PS-së, nuk ka asnjë arsye të dalë jashtë kësaj kornize të gjykuari. Ajo u mundua për një kohë të dallonte nga PS, për shkak të një qëndrimi më të qartë ndaj Luftës apo dëshmorëve. Kjo filozofi, tani kur në Shqipëri veteranët janë pakësuar në shumicë, zor se ka vend më, të paktën në planin e votave. Akoma më shumë duhet thënë se ka kohë që janë zbehur dallimet ideologjike. Vetë LSI e dha këtë ide apo shembull, duke afirmuar e para aleancën me PD-në.
Marrëveshja e tri ditëve më parë PS-PD e tregoi akoma më qartë këtë me mungesën e reagimit agresiv edhe nga ata që quhen apo emërohen zakonisht si militantë…
Përkundrejt këtyre arsyetimeve, mund të përdoret argumenti se LSI është më luajale apo preokupohet për sistemimin në punë të përkrahësve të saj. Po nëse merr parasysh se vendet në administratë janë pakësuar dhe statusi i nëpunësit civil e pakëson këtë mundësi, atëherë argumenti më sipër ka pak vlerë.
Mbetet përpjekja e LSI-së për t’u forcuar në fshat apo në punën me të rinjtë. Të dyja taktika të sakta, po a janë të mjaftueshme?
Karakteri pragmatik dhe intuita gjeniale e fshatarit, që e di mirë ku të rreshtohet kur në luftë janë vetëm “atlllarët”, besoj që nuk të lërë vend për imagjinatë të madhe. Mbeten vetëm të rinjtë… Në këtë pikë, ndoshta mund të përqëndrohet vërtet lufta e LSI-së për të shpëtuar nga rrethimi i dy partive të mëdha.
Po ka edhe një faktor tjetër që e vështirëson shumë problemin e LSI-së.
Në pamjen e parë duket se ngjarjet do të zhvillohen si në 2008-n, të cilat Meta i quajti tragjedi dhe këtë radhë si një komedi. Argumenti i tij duket i saktë, sepse sado të pakësohen radhët e saj, qoftë edhe për shkak të arsyetimeve të mësipërme, asnjë nga partitë e mëdha nuk e arrin vetëm numrin magjik 71. Kjo arsye e vetme do të mjaftonte të theksoje se një nga dy partitë e mëdha do të kërkonte me detyrim ndihmën e saj.
Në këtë arsye, natyrisht që duhet të jetë ndalur edhe Rama edhe Basha. Kjo të paktën për të mos acaruar atë, që duhet t’i kërkonin ndihmë pas zgjedhjeve…
Po çfarë do të ndodhte nëse dy të mëdhenjtë do ta zgjidhnin midis tyre këtë problem pa ndhmën e LSI-së?
Tani që arsyet ideologjike kanë rënë me kohë, kuptohet se përgjigjja është e thjeshtë. LSI do të ngelet në opozitë. Po nëse ky arsyetim i fundit kuptohet nga palët që tani, atëherë do të kemi një rrudhje të madhe të LSI-së, që nuk e di ku mund të mbarojë…
A ka të bëjë kjo analizë ndonjë bazë inati apo anësie ndaj LSI-së?
Në një pikëpamje që kërkon modernizimin e shtetit dhe bërjen me qetësi të reformave të mëdha, si ajo për Kushtetutën apo Integrimin, apo qoftë edhe për një kohë të shkurtër, marrëveshja e dy të mëdhenjve, sido që të jetë rezultati i tyre pas zgjedhjeve, është më e rëndësishme sesa zgjidhja e problemit nëpërmjet marrëveshjes së secilit me LSI-në.
Për mendimin normal, një marrëveshje e drejpërdrejtë pas zgjedhjeve e PS-së me LSI-në, e thellonte fitoren e të majtës, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ngjasë.
Është një histori që PS-së i ka shkaktuar mjaft andralla gjatë këtyre katër vjetëve. Dhe nga ana tjetër, zor se çon në ndonjë reformë të rëndësishme, përballë një opozite agresive që është gati të pengojë çdo gjë në raste të caktuara.
Në një llogaritje personale, besoj se LSI i ka mbivlerësuar shanset e saja, duke filluar nga 2009 dhe kjo pavarësisht sukseseve në praktikë.
Kam idenë se ky mbivlerësim shansesh ka çuar shpesh në konfrontime të hapura apo të mbyllura, që i ashpërsuan marrëdhëniet mes dy partive. Në një logjikë normale, gjithnjë duke peshuar rolin dhe peshën e LSI-së, ajo duhet të kërkonte këtë rol brenda PS, ashtu si PSD e dikurshme, pa ambicie të mëdha. Apo nëse i referohemi shembujve nga jashtë, të krijonte një marrëdhënie të tipit CSU-CDU. Më shumë nuk mund të merrte dot asnjëherë për arsyen e thjeshtë. Sido që ta analizosh LSI-në në rastin më të mirë, ajo ka qenë dhe është pjesa më pragmatike e PS-së, e në rastin e një përplasjeje mes tyre, ajo shkon ashtu si PSD në vatrën nga ka dalë. Dhe kjo vajtje nuk ka të bëjë shumë me vullnetin e atij që udhëheq LSI-në.
Derisa në Shqipëri të mos ketë parti që përfaqësojnë realisht grupe të caktuara shoqërore, atëhere në pah do dalë gjithnjë vetëm karakteri pragmatik i një zgjedhjeje që bën një parti e caktuar dhe jo vetëm LSI.
Në një pikëpamje tjetër, besoj që kjo logjikë, ku pas zgjedhjeve ky karakter pragmatik i zgjidhjeve zhvillohet mes dy të mëdhenjve, na mbetet vetëm të urojmë që ata vërtet të bëjnë ndonjë punë konkrete në lidhje me reformat, e të mos vazhdojnë rrëmujën e njohur këto 25 vjet për interesa thjesht personale. Të presim e të shohim!/konica.al/
Pergezime per analizen sqaruese Nazarko !
Eshte ekzakt sic e thua ti Shpetim: LSI-ja eshte rrjedhoje e PS-se dhe nese merr vota, merr vetem vota te majta e krahasimi me PSD nuk eshte pa vend (brenda kornizes se diskutimit). Puna eshte se ne vend qe LSI-ja t’a kuptonte vete se sa i vlen lekura, bente ne nje lloj opozite bastarde, te pafytyre aspak korrekte ndaj qeverise e pikerisht ne kohen kur ishte vete ne qeveri e me jo pak ministri. Nuk harrohet sidomos sjellja e ish-ministrit te drejtesise Y.Manjani. Mirepo “dora qe te ushqen nuk kafshohet”, thone. E kur beshtyen lart te bie surratit. Kurse nje shprehje tjeter nga ana ime thote: “hunda e madhe – belaja e te zotit”.
Kjo eshte ajo qe pak a shume i ndodhi LSI-se e Metes. Por sinqerisht me vjen mire qe ndodhi keshtu, se nuk ka njerez me te pafytyre, me te paskrupullt e me te pangopur se ata te LSI-se. Le te shohim si do dalin ne zgjedhje. Meta si shtangist o nuk e di o nuk e kupton qe tradhetine e duan te gjithe, por tradhetarin se do njeri. Hajt tungjatjeta or mik
Vetem duhet te kemi nje diçka parasysh.Ne te gjitha zgjedhjet e kaluara kishte vjedhje ,ndersa mbetet nje pikepyetje e madhe per zgjedhjet e ardheshme.Ja perse mbetet mister, si do te shkojne zgjedhjet ne shperndarjen e deputeteve, sa ne realitet votojne PD-ne .Mbas kesaj marreveshjeje njerezit a jane ne gjendje te kuptojne, se ate qe beri Rama tregon qe ai ka nje vizion prej LIDERI, qe sot ne Shqiperi per momentin nuk e ka askush……………………………. .
Une do te vazhdoj te bej te njejtin koment
Tani ka nisur nje shantazh agresiv per te perçare te majten. Kryesisht behet edhe nga pakenaqesia, por edhe nga PD, nje parti me drejtues antishqiptare, e cila kurre nuk vjen ne pushtet nese perçahet e majta.
Per kete arsye do te deshiroja qe PS ne asnje rast te mos shkepuse lidhjen strategjike, siç quhet me LSI. Edhe Petrit Vasili ne pergjithesi eshte treguar me prane PS sesa Ilir Meta, qe po kthehet ne nje rrezik real per popullit e majte shqiptar. LSI nuk e mbeshteti PS tani, ne momentin me te veshtire, perkundrazi u be me e felliqur se PD, pasi me gjuhen e “drunjte”, fliste ne mbeshtetje te PD. Por pavaresisht kesaj, te dyja partite duhet te jene perseri bashke, sepse nese njera bashkohet me PD, atehere kjo eshte TRADHETI qe keta I bejne zgjedhesve, TE MAJTES SHQIPTARE, por mbi te gjitha te ardhmen se Shqiperise. Te gjithe e dime se si shperfytyrohet Shqiperia kur ne krye ka qene PD.
Nese keta mbeten perseri te bashkuar, I bejne mire edhe vendit, por edhe vete PD, pasi PD mundet te shkrihet si parti dhe natyrshem do te riorganizohet nje opozite e vertete SHQIPTARE.
Persa I perket drejtimit te vendit, (nese e majta do te jete bashke) nuk mundet më qe PS dhe LSI te mbajne pushtetin duke sulmuar njeri tjetren, duke ngritur tension mes zgjedhesve te tyre, siç ka bere LSI deri me sot. As duke I treguar popullit vetem faktin se nese nuk votuan per ta, do te kene per 4 vjet fytyre e FELLIQUR TE SALI BERISHES, LULEZIM BASHES, DHE FRIKEN E VRASJEVE NE BULEVARD, PERSERITJEN E NGJARJEVE SI GERDECI, VJEDHJEVE HORROR SI TE RRUGA E LESHIT OSE SHITJEN DHE DOREZIMIN E TOKES SHQIPTARE TEK ARMIQTE E SHQIPERISE, GREQIA, SERBIA FASLLIÇI ETJ….
PS DUHET TE FITOJE (DHE SE BASHKU ME LSI NE KOALICION) TI TREGOJE POPULLIT, QE ME VETTING-un NUK MUND TE JUSTIFIKOHET QE NUK DENON DOT KRIMINELET, POR TE PERGATISE DOSJET PER SEICILIN PREJ TYRE, SALI BERISHEN TE PARIN, LULEZIM BASHEN TE DYTIN E ME RADHE, DERI TEK AI DOKTORI I SPITALIT USHTARAK, QE THA SE NJEREZIT NE BULEVARD U VRANE NGA AFER……….
A E KUPTONI SE SA KRIMINELE DUHET TE SHKOJNE NE BURG?????
NESE PS KA FRIKE SE NUK KA MJAFTUESHEM BURGJE E QELI, OSE NUK KA PARA TE NDERTOJE BURGJE, JAM I BINDUR QE SHQIPTARET, POR EDHE AMERIKA E BE DO TE ISHIN TE GATSHEM TE JEPNIN PARA PA MBARIM QE TE FUTESHIN NE QELI TE GJITHE KETA HORRA TE FELLIQUR, VRASES QE NUK RRINE DOT PA U KTHYER NE VENDIN E KRIMIT, NE BULEVARD, SI ME 21 JANAR, SAKTESISHT SI KRIMINELE PROFESIONISTE QE KTHEHEN ATY KU BEJNE VRASJEN E RADHES. POR KESAJ RADHE ISHIN TE MBULUAR ME ÇADER QE MOS TE DUKESHIN, MOS TU DUKEJ SURRATI, MOS TU DUKESHIN ARMET TE CILAT ME NJE URDHER MUND TI PERDORNIN SIÇ DINE ATA.
NUK MUND TE BASHKEJETOJE ME QYTETARIN E NDERSHEM BARBARI, SHPELLARI, ATA QE NA KANE MARRE SHPIRTIN, ATA QE NA MOREN PRONAT ME DOKUMENTA FALLCO, ATA QE NA KANE VJEDHUR, NA KANE PERCMUAR, NA KANE RRAHUR DHE NE FUND EDHE NA VRANE, NE SHTEPINE TONE, NE QYTETIN KU NE LINDEM E U RRITEM, NE ATO RRUGE QE NE RININE TONE DILNIM XHIRO………., NE BULEVARD KE URA……, KU “GJUANIM” VAJZA, KURSE KETA BANDITE, SOJSEZE TE NDYRE NA GJUAJTEN ME PLUMBA MU ATY NE BULEVARD NE SHTEPINE TONE, NE TIRANE….., NE BULEVARD.
KETA DUHET TE BASHKEJETOJNE VWTEM ME SOJIN E TYRE, NE…….. BURG, TE GJITHE SE BASHKU…
Jam shume dakort me analizen e mergimit.
Vetem diçka, Vasili eshte pjelle e Metes, e eshte akoma me i peshtire ne lakmine e tij.
Analize mjaft e sakte
Po,arsyetimi eshte shume i sakte,angazhimi i Metes ne politike eshte nje teori konspiracioni e hershme,stimulimi i tij nga segmente te caktuara dhe me influnce te P.P.Sh dhe sigurimit te shtetit,nga zona e tij,krahas dhe karakterit te tij,bene qe Meta te beje kariere maksimale ne politike dhe aludimet e Bazes per ngjarjet e 97 per lidhjet e Metes me shikun e Gazidedes,justifikojne dhe maredheniet e Metes me Berishen.Ne 2009 kandidimi i Metes ne Tirane dhe votimi i tij u konfirmua ne kohen shtese te votimit dhe kjo ne saje te kontributit te Berishes,nje deputet doli me zor ne Berat,kurse Prifti dhe Koka dolen fale investimit te tyre,po ashtu deformimi i votes ne dem te p.s beri te mundur qeverisjen Meta dhe Berisha,prandaj sot,influeca e l.s.i do bjere ne 50 % me vote.
LSI-ja vazhdon te jete percarsja me e madhe e te majtes shqiptare,mekanizmi i vetem qe frymezon PD !
Qendrimet dhe “respektet” e saj per “mullixhiun”,jane tregues te thellimit te carjes brenda te majtes.
Gjate ketij mandati 4 vjecare,shume antare te PD kaluan me LSI,per mbrojtjen e interesave personale .Administrata e Rames ishte e mbushur me LSI-te dhe demokrate,te persekutuar mbeten socialistet e thjeshte.
Reformat ne arsim shendetesi etj,nuk ofruan militantet e PS,por nepermjet konkurseve u punesuan shume demokrate.
Dy partite kryesore te te majtes shqiptare pretendojne per te fituar vendin e pare,thjesht nje ambicje personale e mbeshtetur nga militantet.
PS I ka avancuar pretendimet mbi 71 deputet,shifer qe e dergon LSI ne opozite !
Mbeshtetja popullore per Ramen do jete goditja perfundimtare per LSI.
Lufta brenda te majtes,duhet te pasohet nga dakortesia per te mos thelluar percarjen.Ndertimi i nje plateforme konkuruese dhe vazhdimesia per te pranuar shumatoren e rezultateve,duhet te jete debati brenda te majtes.
LSI nuk do marre ne kete zgjedhje antare nga dy partite kryesore,burimi i saj i vetem eshte rinia.
Sa % do kalojne me LSI ?
PS ka startuar me takimet ,per ata qe votojne per here te pare !
Mendoj se vetem zgjedhjet e ndershme,te drejta,te lira dhe te bararbarta (qe deri me sot nuk jane bere ne Shqiperi ) do te gjeneronin shifra me vlere referenciale per analiza reale te perfaqesimit tek elektorati shqiptare.
E quaj nje zhvillim shume progresiv hyrjen vetem (pa koalicione para-zgjedhore ) te subjekteve politike ne gare.
Vetem vota e njerezve duhet te percaktoje koalicionet,,,jo e kunderta.
Zakonisht ne lojrat e mashtrimit dhe me prestigjatore perdoren ngjyrat per te hutuar spektatoret. Ne fakt permbajtja eshte e njejte dhe bojrat jane vetem ne siperfaqe. Edhe partite ne Shqiperi, jane krijuar nga e njejta kupole per te mashtruar popullin, por qe te duken si te verteta dhe te ndryshme, i kane lyer portretet e tyre me bojra te shumellojshme. Sidomos partite kryesore perpiqen per tu treguar te vecanta e origjinale: Te majta, te djathta, te qendres, te ekstremeve, patriotike, liberale apo konservatore e lloj lloj emrash te cpikura nga mendje te urryera, qe duket sikur luajne me taktika te ndryshme, ne fakt strategjite qe perdorin kane te njejtin qellim: VJEDHJEN (kryesisht te popullit, por edhe te njeri tjetrit). Kush ka sy dhe tru ne koke, e ka pare se si u ka dale dhe rjepur boja gjate ketij tranzicioni te sterzgjatur, qe s’ka per te mbaruar kurre ne Shqiperi.
Zoti Nazarko si gjithnje jeni i sakte, sidomos per vleresimet qe i beni LSI. Vetem nje korigjim: -PS i merr e vetme mbi 70 deputete.
Shumë dakord me analizën e Nazarkos,shumë e saktë.
Po vetëm në një gjë nuk jam dakord në një pasaktësi të vogël.Nazarkos thotë se në 2009 LSI-ja mori 4 deputet. Realisht mori vetëm 2 deputet,se Priftin në Fier e nxori Berisha dhe Metën në Tiranë e nxori Rama.
Analizë më reale dhe të qartë nuk kam parë nga ndonjë analistë .BRAVO Z. SHPËTIM NAZARKO !