Ithtarët e mëdhenj të Republikës së Re shqiptare, e lanë betejën për republikën e tyre, ende pa e filluar atë.
Ata kishin premtuar një revolucion demokratik në Shqipëri.
Çfarë ndodhi?
Revolucionarët lanë armët në tavolinë. Dhe, më këtë rast, ata pranuan të marrin një zv. Kryeministër dhe pesë apo gjashtë ministra teknikë në qeverinë Rama, për të lënë gjithëçka mënjanë.
“Në betejë shpesh herë – tha Sokrati në gjyq – duket qartë se dikush mund të shpëtojë nga vdekja nëse i hedh armët dhe kthehet të kërkojë mëshirë nga ndjekësit”
Është një pohim shumë i qartë ky gjykim i Sokratit, por beteja për Republikën e Re në fakt ishte frikë nga përballja me të vërtetën, dhe jo luftë për të vërtetën.
Po le ta arsyetojnë kapitullimin e republikanëve të rinj të Shqipërisë.
l.
Në funksion të një analize, befas, që në fillim na del kjo pyetje: e pra, ku shkoi beteja e madhe e Saliut dhe Lulit për revolucionin demokratik të Republikës së Re?
Beteja filloi me një protestë dhe, pas saj, vijoi me një ngujim politik në një Çadër, ngritur prej tyre në mes të Bulevardit të Tiranës.
Për faktin se qeverisja Rama sipas tyre drejtohej nga krimi, ata kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe një kryeministër teknik e qeveri teknike, të zgjedhur me konsesus; kërkonin votim elektronik, kërkonin ndryshimin e ligjit për vetingun; bojkotuan Parlamentin dhe nuk u regjistruan në zgjedhje si subjekt elektoral. Brenda kësaj filozofie: ata do të frymëzimin një revoltë masive në Shqipëri.
Por ishin fjalë: ata donin vetëm destabilizim të Shqipërisë.
Në fakt asnjë nga këto kërkesa nuk u realizua. Megjithatë, revolucionarët e braktisën revolucionin e tyre demokratik.
E pra, pasi nuk u realizua asnjë nga ato kërkesa: pse e lanë betejën republikanët e rinj?
Duhet ta ndreqim mendimin: në fakt këta ishin të ndjekur që u fshehën në një çadër, por që nuk rezistuan dot dhe u dorëzuan.
ll.
E vërteta është se ishte pamundësi absolute që këta të mund të bënin betejë me Amerikën dhe me të gjithë Perëndimin, sepse, me frikë, donin t’i shpëtonin ndëshkimit për korrupsion që po iu qëndron mbi kokë si shpata e Damokleut.
Frika asnjëherë nuk krijon dot një arsye të shëndoshë
Por, për të gjetur të vërtetën e këtij kapitullimi, ja cilat duhet të jenë pyetjet që ngrihen për këtë rast:
Pse, pesë ministra që janë staf i kryeministrit dhe që nuk mund të vendosin dot asgjë vetë do ta bëjnë revolucionin demokratik të Republikës së Re në Shqipëri?
Pse, pesë ministra që janë nën drejtimin e kryeministrit Rama do ta bllokojnë këtë në fjalën përpara shqiptarëve si kryeministër?
Pse, pesë ministra teknikë do të strukturojnë Republikën e Re, kur asnjëri prej tyre nuk e di se çdo të thotë koncepti republikë?
Pse, pesë ministra pa fare forcë politike do të ndalojnë përdorimin e atyre miliarda Euro që pretendoi Çadra se do të hidheshin në fushatën elektorale nga një qeveri e inkriminuar me drogë ?
Pse, pesë ministra pa staf, do të garantojnë një republikë të re që pritet të lindë?
Pse, strukturuesit e Republikës së Re, do të kenë më kurajë që ta përmendin këtë republikë, kur vetë i janë dorëzuar ndjekësit për të shpëtuar kokën?
Pse, ndjekësi, domethënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vërtet mendoni se mund t’i pranojnë më në bisedime “të dorëzuarit” e Çadrës?
Pse, këta të dorëzuar pa luftë, vërtet mendoni se mund të dëgjohen në një fushatë elektorale ku kërkohet pushteti politik?
lll.
Të gjitha këto na tregojnë se në shqiptarët ndërkohë kemi hyrë në një etapë të re. E gjithë kjo që ndodhi në tre muaj ka qenë në fakt një vrer i grumbulluar prej tre vjetësh te pushtetarët e korruptuar që nuk kanë pranuar Reformën në Drejtësi për vendosjen e moralitetit në drejtimin politik institucional të shoqërisë shqiptare.
Këta që të gjithë janë të kërcënuar nga reforma për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.
Ndodhia e datës 18 maj që shkatërroi Çadrën e korrupsionit, dhe shkuarja e të gjithëve kokëulur për të votuar vetingun në Parlament, është një fitore e madhe e drejtësisë që pritet të vendoset në Shqipëri.
E hëna e 22 majit duhet të jetë dita kur fillon avancimi për triumfin e moralitetit në istitucionalizimin demokratik të Shqipërisë.
Kjo marrveshje ,kishte supriza, te cilet kane favorizuar te dyja palet. Rama ka bere leshime per hire te interesave te tija politike. Uroj qe te shkoj gjithshka mire ashtu si Avokati thote .Personalisht nuk jam optimiste, pasi loja politike nuk eshte e paster. Wetingu do te behet, POR TASHME E TUTJE ASNJE GJEMB NUK I HYN NE KEMBE, AS BERISHES, AS LULZIMIT ,AS X,Y,Z. BASHKEQEVERISJA FILLON NGA 25 QERSHORI . GJITHESESI ZOTI AVOKAT. NE KETU JEMI DHE DO TE SHOHIM SI DO TE RRJEDHIN NGJARJET.
Marreveshja politike mes dy partive kryesore ne vend,sic e kemi thene, i ka zene ne befasi pothuaj te gjithe.
Ka zene ne befasi edhe vete avdall-avokat Ngjelen.Dhe,kjo eshte shume per te qeshur.Sepse,e paraqet Ngjelen ne gjendjen e tij te vertete: nje mjeran qe hiqet ai qe nuk eshte,por qe ka shume deshire qe te tjeret ta besojne se eshte.
Ka kohe qe Spartak Ngjela bredh studiove televizive,por edhe portaleve me perrenj te tille psiqike, duke u paraqitur para lexuesve dhe teleshikuesve,si njeriu me i afert i Rames,si keshilltari me i besuar dhe kryesor i tij.Qe Rama i tregon atij gjithcka.
Madje,madje sikur ka akses edhe ne informacionet e klasifikuara te vete CIA-se dhe FBI-se…!!!
Deri ketu mberrin cmenduria e ketij tipi te cuditshem!
Ironikja qendron ne faktin,qe vete Rama e ka sajuar kete historine e “keshilltarit te besuar” Ngjela.Eshte e vertete edhe se e paguan me para per kete pune.Artur Zheji e ka nxjerre kete fakt.
Ne fakt,Rama as i tregon gje,e natyrisht,qe as i degjon marrezite e ketij te marri.
Avdall-avokati eshte i ndergjegjshem per kete.Edhe pse poshterues,i pelqen ky rol,sepse e kompenson me admirimin qe merr nga turma socialiste,qe e shikon si njefare heroi qe u jep zemer.
Kur doli lajmi marreveshjes politike PD-PS,avdall-avokati yne mbeti i shushatur,pa fjale. Si vuv.
E ta mendosh,qe Sali Berisha e dinte per marreveshjen qe ne prill, gati nje muaj me pare …
Si rregull, I ndrituri Skipion, nje dicka e ndreq ai qe e ka prishur. Askush nuk cuditet dhe mallengjehet si ty, qe Sali Berisha na e paskesh ditur qe marveshja do realizohej qysh nje muaj me pare, pra, ne Prill. Po s’do mend qe e ka ditur. Sepse eshte ai me mendjen e tij te semure qe e ka gatuar I mbyllur vetem ne zyre, ne vetmine e tij proverbiale, pa miqe e shoke,. Shoket e tij dalin dhe lozin golf ne ajer te paster,flasin per gjithcka qe ekziston ne kete bote, kurse idhulli yt Sali Berisha rri gjithe dite I mbyllur ne kullen e fildishte, vetem dhe gatuan me mendjen e tij te semure vetem poshtersi.
PD nga ta sjellin e humbur eshte.
Luli u mundua ta faktorizoje veten e tij, por nuk ia doli, mbeti humbesi i madh ne politiken shqiptare.
Potezi qe beri Edi Rama eshte nje gjest qe duhet ta pershendes dhe ta shperbleje populli.
Vetem Saliu me kompanine e tij i gezohen nje “fitoreje” te shtate (7) teknikeve, te urdheruar nga zoti Rama.
PD edhe sikur te mbeteshin pa votuar te humbur do te ishin, por edhe pasi te votojne te humbur do jene.
Pra koha e shpartallimit te “gardes” se Sali Berishes ka ardhur dhe shpejt do te mbetet si nje histori e hidhur shqiptare.
Pas 25 qershorit PS do te dale partia qe qeverise pa koalicion.
Shume i sakte konkluzioni juaj avokat !jeni i vetmi qe keni thene qe ne fillim se cadra nuk u del dot kunder amerikaneve dhe keni parashikuar gjithcka per votimin e vetingut dhe zgjedhjeve edhe nga saushi dhe lulushi !
po si thonin plehrat, nuk behet votimi pa opoziten! Po tani qe nuk ka opozite fare se jane te gjithe ne maje te fikut! Ah mor mjerane, nga mbrapa e keni se keni shkelur ne kallo amerikanin se ne, aha, te zote vetem per te bere kuren e farave lulediellit jemi.
or zotni rreporter, ma sqaron dot mua ti se kush i la armet ne tavoline, Basha apo Rama? me sa di une Basha ka marre ministri e drejtori. Rama zdrypi breket kur minimumi, vetem duhej te thosh qe kush ka rezerva ndaj meje le te shkoje ne gjyq e le ti parashtroje kerkesat. sa per zgjedhjet ato le te monitorohen nga te pavarur dhe ministra teknike le te viene pga EU, por ti japesh armikut poste ministrore kundra çdo ligji kushtetute, dhe te pretendosh se eshte gje me vend???!!!
Avukat je parashikus i ngjrjeve
Je njësh
Shvejku zbuloi Ameriken kur ne menyre brilante arriti ne kete konkluzion te ndritur:” nje kompani e rrethuar nga te gjitha anet duhet pa tjeter te dorzohet”. Me te drejte ju vini ne dukje se edhe PD ne kete situate ndodhej, para se te detyrohej te pranonte marveshjen.
Por e keqja, zoti Ngjela, qendron ne faktin, se per PS me I vlefshem na qenka Spartak Braho, nje ushtrues terrori ne ferrin komunist, te cilin e fut ne listat per deputete dhe jo Spartak Ngjela, qe me artikujt e tij frymezues per kete popull, me vuajtjet e tij ne ferrin komunist te Spartak Brahos, lihet jashte listave. Kjo tregon se per PD dhe PS eshte me I rendesishem nje servil dhe puthador se nje luftetar per demokracine dhe ligjin ne kete vend.
Si gjithmone edhe kete here Zoti Ngjela eshte nje Nostradamus i politikes sone.
Zoti Ngjela sa do te doja te kishe Ministrine e Drejtesise dhe ta pastroje nga hajdutet dhe shpellaret.
Shendet dhe te jesh gjithmone i forte se je Nder i kombit.
PDja ka pasur kerkesen,Qeveri Teknike Pa EDI RAMEN
Ndryshmin e Reformes ne drejtesi,nje version ,jo si ky nje tjeter,sipas PDse
Ka pas dhe plote kerkesa,por kto dyja kan qen kryesoret
dhe qe te dyjat jan sot ne funksion
PDja mbaroi,po iku slaiu PDja si flusk bore ne pranver behet
Avokat nuk e kuptoj pse nuk futeni ne zgjedhje, zeri juaj ka nevoje te degjohet nga shqipetaret ne kuvendin e shqiperise. Eshte i vetmi politikan qe thote te verteten. Shqipetaret kane nevoje per Ju.
Zoti Avukat,munde te thone cdo gje per ju por nje gje eshte e vertete,analizat e tua jane te sakta fare per ate qe e njehe sh.mire politiken Amerikane,ka interes pa interes te Amerikaneve ne do vazhdonim akoma si 20 vjetet e fundit .RROFTE INTERESI AMERIKAN.
Z.Avokat ! Keto kohet e fundit ju kam lexuar rregullisht,sepse ju jepni shprese,por shqiptaret te mesuar per 26 vjet me te paverteta, e tani te vertetat i marrin si genjeshtra.Pyetja ime per ju eshte kjo :Ne shume resorte turistike,ne Golem(e kam pare me syte e mij)Ne Farke,ne Lalez dhe ne disa zona te tjera jane krijuar Blloqe.Po, po, Blloqe si dikur Blloku i udheheqjes ne mes te Tiranes,qe ruhen nga roje te armatosura me uniforme(!).Ne keto Blloqe jane ndertuar vila te papara ,e mobilim te papare,ne keto vila pushojne politikane,njerez te medias dhe bisnesit.A do kalojne ne site nga vetingu keta “bllokmene” te rinj me pasuri te tilla?Si mund te vihen pasuri te tilla per 20 vjet me pune te ndershme?Sa eshte dividenti i munguar i shtetit nga keto pasuri?Kaq.Te tjerat jane llafe.
Me qe ja kane marre doren,mund te ringrene perseri cadren !