DOKUMENTI/ Shitja e Pargës nga Perandoria Britanike, tek Ali Pasha i Janinës. Me 1913, iu dha Greqisë

23 Maj 2017, 11:09Dossier TEMA
DOKUMENTI/ Shitja e Pargës nga Perandoria Britanike, tek Ali Pasha i

Qyteti i Pargës ka qenë nën kontrollin e Shtetit të Venedikut që më 1401, i cili e zotëroi deri më 1797.

Me pushtimin e Venedikut nga ushtritë e Napoleon Bonapartit, zotërimet venedikase, përfshi dhe Pargën, kaluan nën kotrollin e Perandorisë së Francës. Më 1814 ushtritë franceze e lëshuan Pargën (si dhe Republikën e 7 Ishujve) nën kontrollin e Perandorisë Britanike.

Qyteti, i ndodhur shumë pranë zotërimeve të Ali Pashë Tepelenës, kishte qenë shpesh herë objekt i sulmeve të tij, por kurrë nuk kishte arritur ta pushtonte.

Më 17 maj 1817 u nënshkrua në Janinë, në prani të Konsullit të Moresë John Cartright, dhe përfaqësuesit të Portës së Lartë, Vezir Hamit Beut, shitja e Pargës tek Porta e Lartë në këmbim të shumës prej 150.000 paund. Ali Pasha, në vilajetin e të cilit u bashkangjit Parga, garantoi se pronat dhe jeta e banorëve nuk do të prekeshin.

Megjithatë, të trembur nga e ardhmja, pargiotët zgjodhën varësinë nga britanikët, në vend të nënshtrimit ndaj Ali Pashës, duke u larguar për në Korfuz më 1 prill 1819, ku ndjeheshin më të sigurt.

Përpara dorëzimit të Pargës u hartua një regjistër i të gjitha pasurive të tundshme dhe të patundshme, mbi të cilat u caktua dhe çmimi i shitjes. Parga u bashkua me shtetin bashkëkohor të Greqisë më 1913.

Në foto: fragmente dokumentesh nga regjistrimi i pasurive të Pargës. Foto: AQSh. /javanews

3 komente në “DOKUMENTI/ Shitja e Pargës nga Perandoria Britanike, tek Ali Pasha i Janinës. Me 1913, iu dha Greqisë”

  1. I paemërt says:

    Pargen dhe gjithe Camerine si dhe Korfuzin Greqise ju dhane dhurate nga Anglia pas nje marrveshje me vllahun e pabese Jan Koteli per te perzene nga Greqia Mbreti OTTO te Bavarise per arsye se ky ju kundervu Anglise nr Luften e Krimes duke u shkuar ne krahun e Rusise per shkak te Kishes greke ku me pas forcat greke ju versulen Camerise por nuk arriten ta marrin pa ndihmen e flotes angleze dhe franceze

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    e more beqira tourkotsamides e shikoni se qitapet e sulltanit tregojne se paraardhesit tuaj nuk existonin ne ato ane Parga apo Tsamouria por pasi ato i mori turkoshqipfolesi A.Pasa u larguan greket dhe vendin e tyre e zuri llumi sunit…………te cilet sot qajne per token e stergjysherve..!!!!!!!!!!!!! plehraaaaaaaaaaa arabe,kur shkeli kemba juaj ne token helene, greket ndodheshin aty 3000vjt me pare………………….

    1. ...... says:

      “Greke” nuk ka sot ne ate vend e jo me para 3000 vjetesh hahahahaha te vetmit qe mbahen per “greke ” aty jane tsamides ortodoks dhe selxhuket e Pontit qe u vendosen ne tokat e Tsamides mysliman pas shkenbimit te popullsive ku i keni tapite e tokave te Epirit more “greker autoktone” hahahahahaga asgje nuk keni prandaj dhe nuk investohet ne Epire nga askush ka mbetur djerre sepse tapite i ka dikush tjeter dhe jo Shteti grek apo ” greket” e Epirit more llapaqen i trullosur hahahahaha i kane TSAMIDES ne Shqipeti e Turqi TAPITE kjo tregon me qarte se kush ishin dhe jane te zoterit e atyre tokave qe nga mugetira e kohes kur “helenet” apo “greket” e tu ishin akoma leng geshtenjash hahahahahahaha te fala Anastas koqevyshkurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje