Amerikanët e detyruan Saliun të pranonte një zv. kryeministre kukull dhe 6 ministra fiktivë

24 Maj 2017, 17:56Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Gjendja e sotme politike është e paralizuar.

Dhe e rëndë është sepse është e paralizuar atëherë kur duhej të ishte më aktive: në një fushatë elektorale.
Pse ka ndodhur kjo?

I.
Paraliza aktuale erdhi si pasojë e një kërkesë absurde që opozita bëri: ajo donte qeveri teknike dhe largimin e kryeministrit aktual.

Për ta ndrequr absurdin, ndërkombëtarët ndërhynë me forcë në një politikë të primitivizuar, sepse e dinin që gjithçka vinte nga frika që ka Sali Berisha kundrejt Reformës në Drejtësi dhe kundër zbatimit të dispozitave kushtetuese për vetingun.

Amerikanët kurrë nuk mund të lejonin një kryeministër të Sali Berishës në këtë situatë, kur ai është në prag të penalizimit të tij.

Ata e detyruan Saliun me presion nëpërmjet fakteve të inkriminimit të tij që të hynte në Parlament dhe të votonte vetingun. Por, ndërkaq si një kompromis, për të fshehur presionin e hapur që ushtruan ndaj Saliut, ata i dhënë një zv. Kryeministër kukull dhe gjashtë ministra fiktive.
Saliu kokëulur dhe paqësor, duke marrë këta, hyri dhe votoi përfundimin e komisionit të vetingut.

Saliu ndoshta sërish do kërkojë destabilizim me anë të ministrave të tij, të gjithë të paditur, por çfardo që të bëjë, tërheqja do jetë nëpërmjet presionit që i është bërë ndërkohë nga BrianYee. Kjo do të jetë metoda, sigurisht.

Në fakt frika ishte të vetingu, dhe këtë amerikanët e morën me forcën e kërcënimit kundrejt fakteve të abuzimit me pushtetin.

Saliu dhe të korruptuarit e tjerë humbën përfundimisht: sepse ajo që mund të ndodhte ishte drastike kundër tij dhe e menjëhershme.

ll.
Por ndërkohë Saliu ka marrë gjashtë ministra pafille, të cilët, edhe pse nuk mund të bëjnë asgjë kundër, e kanë bërë qesharake situatën zgjedhore kur ajo duhej të ishte më serioze se kurrë.

Politika perëndimor e dhe sidomos ajo amerikane, e dinte këtë por, për faktin që kanë marrë vetingun, e kanë të sigurt tani që, të gjithë këta kundërshtarë të Reformës janë të përkohshëm.

Në fakt, zgjedhjet kanë ranë moralisht, por në këto momente ka falimentuar përfundimisht bashkësia e korruptuar e gjyqtarëve. Dhe kjo është fitore. Pas kësaj fitoreje që çel rrugën e sigurt për spastrimin e korruosionit politik shqiptar, gjithçka që mund të ndodhë me pafuqinë e forcës morale të zgjedhjeve të qershorit, është e tolerueshme.

lll.
Tani amerikanët duhet të nxitojnë. Shpejtësia në koordinimin e veprimeve, është sekreti i çdo fitoreje. Gjithçka duhet bërë as soon as possible… sa më shpejt që të jetë e mundur.

Tulatja e palëve që shihet në procesin zgjedhor vjen nga marrja e vetingut: tani, siç e shprehëm, zgjedhjet janë në hava, sepse pushteti gjyqësor fillon revolucionin e pastrimit radikal, dhe kjo sigurisht që reflekton tek e ardhmja paszgjedhore.

Pastrimi radikal i gjyqsorit dhe prokurorisë, pasi fillon menjëherë procesin për pastrimin e klasës politike të korruptuar, do të krijojë patjetër arsyen e re politike në Shqipëri.

Në fakt, kjo është arsyeja e tulatjes që po shihet sot, me politikën shterpë që deklaron se PD dhe PS mund të bashkohen pas zgjedhjeve.

Ky është pikërisht shkaku që po i shtyn liderët të flasin përçart dhe sikur të jenë miqësuar me njëri- tjetrin, se mendojnë që kështu mund të intrigojnë amerikanët.

Edhe sikur të bashkohen, edhe sikur të ndahen, asgjë nuk mund të ndalohet më, dhe politika amerikane as që i pyet fare më. Kjo sepse, kudo që mund të ketë një pengesë nga personat përgjegjës në mbrojtje apo zvarritje të korrupsionit, do të përdoret metoda efikase që përdori z. Hoyt Brian Yee para disa ditësh.

Amerikanët po e çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga gjëma njëzetvjeçare e korrupsionit dhe krimit shtetëror: ky proces tani është i pandalshëm.

16 komente në “Amerikanët e detyruan Saliun të pranonte një zv. kryeministre kukull dhe 6 ministra fiktivë”

  1. Liu says:

    Lol, thashe se do merrje fryme nje dite se u shqyeve…s’qenka thene..,ti punon me turne…anglosaxoni i nenes…

    1. Vani says:

      Na rruaç sa malet o ANGLOSAKSOFON!

    2. Xen deledashi says:

      Mirë avokat mirë, po ministrat teknike sa u futën nëpër zyra filluan avazin ë vjeter, gjej konçension e firmos…..
      Ti çi thua kësaj?

  2. kombi says:

    Urojme qe me e mira te behet per Shqiperine, por pa SHBA SALIU DO TE BEJ LIGJIN E XHUNGLES. SA TE KETE JETEN . KY POPULL IDIOT ,NUK E NDESHKON ME VOTE ATE KASHE .

  3. shqip says:

    Avokat ! Nuk e di pse , por me ne fund ne mbetemi populli me pa fat . E keshtu edhe populli me pa kellqe. Rasti iu ofrua shqiptareve vetem per pak dite . Dhe kue euro-amerika e pa se ne nuk levizim nga qebaptoria, i dhane Saliut imunitetin perfundimtar. Merri Sali , delet e tua dhe bej ç’te duash. Dhe ai e mori situaten ne dore , dhe tani komandon perveç shtetit paralel , presidence, shish, prokurori e pergjithshme , gjykatat, te gjitha nivelet. Tani kontrollon dhe qeverine legale. Madje vetingu do kaloje nga komisionet qe do ti percaktoje shqupi. Qe te jemi te sakte. Ne Saliun e prisnim ne tribunalin e Hages, ky tashti komandon 80% te institucioneve shteterore. Kot lodhesh o Taku. Ti , une, ai, tjetri, e te tjere. Vetem dambllaja Po e zuri doktor hororr-in. Mentre tjeter deri me sot shkenca nuk njeh. Sa per ilustrim avokat . Vetingu filloi me kurorezimin e krimit president . Po vazhdon me shkeljen e kushtetutes e te afateve ligjore . Degjo Po qe se pranon , shko bej xhiro nga liqeni e pi ndonje kafe per rehatin tend. Kjo Pune me eshte ndare qe ne 91, rajerson- biberaj – alia.

  4. Besoj says:

    Bravo Spartak. Vertet jemi me fat qe Shqiperia eshte nen udhezimet amerikane dhe evropiane.

  5. agreto says:

    te l umte goja e shpresojme te jene te zbatueshme keto qe thua.Se nga eksperienca 27 vjecare jane vetem fjale ne ere .e mjere ky popull qe paska lindur per te vuajtur si ne kohen e komunizmit ashtu dhe te demokracise.

  6. zi says:

    Ne mes te nje zgjidhjeje pa fund dhe
    nje fundi pa zgjidhje ,u zgjodh e para.

  7. Lennard says:

    Te kam besuar Z.Ngjela.Eshte e vertete se parashikimet tuaja pothuajse kane dale te gjitha,po prap Derri i Eger Plak po trazon gjendjen ,po hedh shigjeta ndaj vetingut.E bazoj kete qe them ne fjalen e Z.Rama ne Kashar ,ku i thote se e prish marreveshjen per punen e ngecjes se Vetingut.A duhet veprimi me energjik e Qeverise Aktuale.? Nje Tulle e Shtrember po e kolovit Murin .Kjo tulle eshte Sali Gerdeci .Kjo Tulle duhet izoluar.Nga historia kujtoj se Esadizmin e shuajti vrasja e Esat Pashe Toptanit.keshtu mendoj izolimi dhe menjanimi i Sali Serbit do te shpetonte Demokracine Shqiptare dhe do te hiqte Pengesat per Reformen ne Drejtesi.NE KAFAZ SALI SERBIN

  8. tomsojeri says:

    O Taku ! Mos e gjete me EDIN tash mbas 50 vjeteve, si ne vaktit, atje ke xhiro e madhe e don me “zbardh” eresiren e zin qe na ka pushtu me kto qe po ben ai ? Ore , amerikanet jan ata qe na lan ne dor te Saliut e na e vun ne krye te oxhakut e spyten per ne ,e as tani do ju rruhet per ne qe u mesum te durojm lloj lloj banditesh ktu e 30 vjet !Meqe po na thu se amerikanet po e lukan kte loj cudie, qe ne e qujm pabesi,”gabimisht”, e qe pan se si me nje byth cadre tallen bythen 3 muaj me 1 milion shqiptar vrasesit e tyre,shum frik kam o Taku se do kaloj ne barazim kjo “ndeshje” e na roft bastii fitores ty dhe ne……Pra qe ta mbyll o Tak : O te kan rrejt ,o po na rre………se cka po thu duket ne ftyrat e banditeve ku vetem shampanjen skena pa……….

  9. valentina says:

    Z.Ngjela cdo shkrim i juaji ka ngjallur shprese tek populli i thjeshte sidomos siguria qe ju keni shfaqur qe ne fillim se Vetingu do votohet dhe Reforma ne Drejtesi do te zbatohet, pra mund te keni qene nga te paktet qe keni besuar dhe me ne fund kjo u arrit.Por a mund te na thuash se cfare duhet te mendoje populli i thjeshte qe nuk kane interesa partiake dhe qe eshte shumica kur shikon ata politikane hajdute _vrases_dhe tradhetaret e shqiperise qe zgerdhihen dhe shesin karshillik popullit te tyre duke nenkuptuar se ju o popull bageti qe kerkoni ndeshkimin tone na thojne prisni se nuk keni pare gje akoma,dhe na lene te kuptojme se ato burgje te rinj qe jane ngritur jane per ju o popull qe punoni ne plantacionet e kanabisit per ju qe tymosni nje cigare hashash per ju qe kapeni duke vjedhur 5 kg skrap per ju qe skeni mundesi te paguani energjine per ju qe shisni veze spinaq dhe majdanos dhe jo per ne qe te vjedhim pronen private qe kemi grabitur te gjitha pasurite e ketij vendi nentoke dhe mbitoke qe bejme korrupsion ne cdo qelize te shtetit qe te vrasim te marrim nderin ti falim det dhe toke armiqve shekullore te shqiperise dhe ne fund tju nenshtrojme ne varferi qe te mos e ngrini kurre koken lart dhe ne do vazhdojme te qeshim se na zgjatet jeta na thojne.ZNgjela kisha nje pyetje per ju,perse Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vllahutin nuk dolen te pershendesnin votimin e Vetingut kur dihet qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem?perse keta Ambasadore pershendeten presidentin hajdut ikapur me bllok ne dor?Ja keto jane enigma per popullin e thjeshte.

  10. pokeristi says:

    Spartak!
    Mos u tyt aspak.
    Derri do plumb
    Dhe e ka Hak
    S’e dime kur e ka rradhen
    Derri i eger plak.
    Ne demokraci plumb eshte vota
    Por si gjithnje eshte dhe bota
    Me te drejte te gjithe shpresojme te vetingu. Por para se gjithash,jane zgjedhjet e Qershorit.Gjithcka sfumohet po s’dolen ashtu sic jane parashikuar.
    Sot eshte detyre patriotike, qytetare, e te gjitheve, per me teper e intelektualeve te vertete,te sqarojne, te kthjelletojne,ke te munden,se keto votime percaketojne te ardhmen evropiane te Shqiperise.

  11. albani says:

    Dy fytyrat me te ndyra dhe me te neveritshme qe shohim perdite. A do te vije ajo dite qe nuk do i shohim me, te pakten kete te parin?
    Nuk kemi fat! Na e ka ngrire buzeqeshjen ky perbindesh ne trajte njeriu. O Zot, sa pa fat qe jemi! Ne doren tende po e leme kete njeri, qe vecse zi i ka sjelle ketij populli.

  12. tom says:

    Sa koqe je o Taku, na çave trapin me amerikanet-amerikanet-amerikanet!
    Ik o budalla e meso se Albania e sotme bashke me Salihun dhe Edvinin eshte veper e amerikaneve.

  13. Gus says:

    Vota është çelësi I gjithçkaje. Eshte koha që në duhet te shprehim mendimet tona me votë.
    Eshte koha të ndahet përfundimisht e bardha nga e zeza
    Secili të shprehej mes votës mendimet e tij për te ardhmen e familjes dhe vendit
    Eshte koha për t’u ndarë nga korrupsioni dhe krimi

  14. era says:

    O Spartak,sa te madh e ke emrin.Sa shume ke shkruar,sa shume je lodhur,por nuk na the ate qe i kane thene Saliut,Mediut,Lulit,Edvinit e sojit e sorollopit te tyre;JU DHA AMNISTIA NGA AMERIKANET? JU FALEN KRIMET,VJEDHJET,POSHTERSITE,SE JANE SHUME TE LUMTUR?
    Vetingun o Spartak nuk ben dot kapitali,kapitali do kapitalistet,ata e mbajne sistemin e kalbur qe ngrihet mbi shtypjen dhe shfrytezimin e njerezve.Asnje germe nuk kam pare qe te shkruani per kapitalizmin shqiptar qe eshte i viteve 1850,asnje germe,e mund tju besohet njerezve si ju?Ke shkuar e ke pare ne manifaturat shqiptare ku punohet 12 ore dhe meren 15 mije keke ne muaj? Ke pyetur ndonjehere se a i sigurojne keta njerez? A ka me poshterim e shfrytezim? A jemi ne shekullin e 21 apo ne ate 19? Edhe votat e partise tende ja dhe PS,per vetingun thua,apo te kane darovitur.Zvaritu dhe ti si Petro Koçi,e idajet Beqiri e kompani.TURP,TURP.Mero mos u bej si Fari Balliu,lejoni komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje