Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pasi gjykata dënoi për të dytën herë deputetin demokrat Edi Paloka për shpifje.
“Nje gjyq i sterzgjatur, me ne fund i fituar.
Nje tjeter artist shpifjesh, me ne fund i denuar.
Ne #shqiperineqeduam nuk ka vend edhe per ata qe punojne edhe per ata qe genjejne.
Shyqyr qe drejtesia e qytetareve nuk vonon sa drejtesia e gjyqtareve.
Ndaj, #shihemine25,” shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.
Gjyqi mes tyre ka nisur që në vitin 2015 në gjykatën e Lartë.
Deputeti demokrat sot është ndëshkuar nga gjykata me 500 mijë lekë gjobë.
Më herët Paloka është dënuar po nga gjykata e Lartë me gjobë pasi u gjet fajtor për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama.