Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral që ka pasur në zonën e Kasharit, është ndalur edhe tek akuzat e PD-së, për vjedhjen e votave.
Ai iu referua sidomos rastit të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës katër vite më parë, që drejtuesit e PD-së e përsërisin shpesh.
“Ata ankohen se vjedhim vota në Korçë.
Po kush t’i vjedhë votat në Korçë?! Raqka?
A vjedh vota Raqka?!
Kur i del pula para, trembet Raqka jo pula.
Si mund të vjedhë vota ai?!
Ato thonë mafiozi që na vodhi votat.
Raqka rri gjithë ditën në punë, shikoni si e ka bërë Korçën.
Po të ishin ata do vinte era e qofteve deri në Tiranë.
Se ata morën njërin që shiste qofte dhe e bënë kryetar bashkie”, tha Rama me humor.