Nga Anisa Demiraj
Lini është një fshat i mrekullueshëm dhe shumë interesant, që ndodhet në një kodër të vogël buzë liqenit të Pogradecit. Nga larg të duket si një fshat që mund të ketë vetëm njerëz të vegjël e padyshim edhe shumë të veçantë, pasi që shtëpitë i ka shumë të vockla dhe të ndërtuara gati buzë ujit e të ngritura shkallë -shkallë mbi shpinën e kodrës. Rrugicat janë të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë, ku vështirë se mund të kalosh me makinë.
Oborret e shtëpive deri dhe rrugicat mbulohen me hardhi rrushi, ndoshta e kanë traditë. Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohet llokoçitja e valëve të liqenit, lopatat e varkëtarëve dhe zëri i pulëbardhave.
Lini është një gadishull i vogël, por shumë piktoresk me një fshat me të njëjtin emër, i vendosur në pjesën perëndimore të Liqenit të Ohrit. Jeta në gadishullin e Linit daton në fillimet e periudhës së Hekurit, dhe atëherë mendohet që Lini ka qenë një ishull i lulëzuar. Në pjesën e sipërme të gadishullit, zbulimet arkeologjike nxorën në dritë një mozaik shumë të veçantë që i përket shekullit të IV-V, kohës së sundimit të Perandorit Romak me origjinë ilire, Justinianit. Mozaiku i Linit ndodhet në tokë dhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime të tjera të punuara me shumë finesë.
Tek mozaikët, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një treve të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj.
Legjenda thotë se kur ushtarët e Julius Cesarit, mbërritën në këtë kodër u mahniten aq shumë sa bërtitën “Lyhnidas” – Liqeni i Dritës
Tani mbas 2000 vjetësh, turistët vendas e të huaj vijnë në vendin ku qëndruan ushtarët e Justinianit dhe mahniten ndoshta po aq sa ata, nga gjithë ky vend i veçantë dhe i magjishëm. (Konica.al)
Mos gënjeni, hidhuni nga ana tjetër e liqenit , sh/naumi dhe tregoni realitetin.
Atëhere do të kuptojm pse vin turistat në lin apo pogradec.
Kete fshat te huajt e quajne Monte Karlo,Rio de Zhaneiro,Paris i vogel.
Eshte nje nga vendet me te bukura ne bote.
— Kam ndegjuar se LINI dikur eshte thirrur ” FSHATI I MORRAVE”
Amund te me thote dikush pse?…. ??
Sateme i ka ngrene shume dhe ja kane kruajtur mire neLin
Kam qene ne Lin. I mbushur me plehra. Bregu i liqenit plot me mbeturina. Nga lart duket shume i bukur, por kur futesh brenda eshte nje pocaqizem i vertete.
Linit i duhet nje kolektor per pastrimin dhe grumbullimin e ujrave te zeza
si dhe nje rruge ne buze te liqenit per te rregulluar qarkullimin e makinave.
MOZAIKU duhet mbrojtur sepse po shkaterrohet nga ngricat ne dimer.
Nuk i kuptoj disa shqipfoles qe vetem dine te shajne dhe te shpifin
sikur kane ngrene gjithe jeten gjarprinj !
TE GJITHE TE KRENOHEMI JO VETEM ME LININ POR ME TE GJITHA VENDET E BUKURA NE VENDIN TONE !