FOTOT/ Nga Shëngjergji në Ballei Martanesh. Një pasuri turistike dy orë larg Tiranës

13 Maj 2017, 23:10Turizëm TEMA
FOTOT/ Nga Shëngjergji në Ballei Martanesh. Një pasuri turistike

Kushdo që ka qenë dikur i apasionuar për të shkuar në Bizë, një fushë karstike në lartësinë 1200 metra, tani e ka më lehtë.

Rruga e re përmes luginës së Shëngjergjit të mundëson të jesh në Bizë brenda një ore, dhe pastaj mund të vazhdoh aventurën tënde drejt Balleit, dhe të përfundosh në Martanesh.

Rruga përshkruan një luginë të jashtëzakonshme në zonën e Shëngjergjit, pastaj pyjet e Bizës, fusha e magjishme e saj dhe rruga përmes një pylli të dendur deri në Ballei.

Në Ballei u pret një liqen fantastik në lartësinë 1300 metra dhe një Teqe e famshme e rindërtuar.

Nga Ballei mund të udhëtoni drejt Martaneshit për të dal në Thekën, Krastë dhe Qafë Buall.

Ja disa pamje nga udhëtimi që bëri gazeta TemA.

1 komente në “FOTOT/ Nga Shëngjergji në Ballei Martanesh. Një pasuri turistike dy orë larg Tiranës”

  1. Alban Dardani says:

    O-TEMA !!!
    ke dashur te besh dicka por ke thene pak. Fotografite , me gjithe se shume amatoreske, mir eshte te kene emertimin e vendeve
    — Ajo zone e harruar e merton nje reportazh me te zgjeruar. —- Per te dale nga Shengjergji [ Kroi Kuq] per ne Fushe-Bize e Ballenj eshte
    edhe rruga qe vjen n ga Klosi – Stanet e Lnosit- Kroi Kuq -Bize – Ballenj . Po keshtu ka pat rruge qe lidh Elbasanin me Kroin e Kuq- Bize.
    — Per ata qe kane lekn dhe qejfin ne Ballej mund te ndertojne shtepi verimi e dimrimi , me konstruksione te gateshme te lehta , te mbrojtura nga vapa , i ftohti dhe zjarri.
    — Balleja dhe BIZA mund te pershtaten per turizem veror e dimror, per perdorimin e skive ne kohe dimri dhe per verimin e tufave te bagetve ne kohe vere.. –= Ruaj ne kujtes nga ajo zone Burimet e famshme te LUGUT TE DEJES , Livadhet me e gjelberuara me bime e lule karakteristike dhe frytat natyrorra etjer.
    — Mbase e ardhmja mund te diktoje edhe NJE TELEFERIK [ ndofta ne pjese te cakuara ]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje