Britanikët zgjedhin Shqipërinë ndër dhjetë destinacionet kryesore për pushime

9 Maj 2017, 20:31Turizëm TEMA

Rreth 41% e britanikëve do të ndryshojnë këtë vit planet për të pushuar, për shkak të zhvlerësimit të sterlinës.

Rreth 16%, ose rreth 8 mln britanikë, do të zgjedhin që të pushojnë në një nga destinacionet brenda vendit. Ka nga ata britanikë, thotë studimi, të cilët duket se heqin dorë nga destinacionet tradicionale, të tilla si SHBA, Australi, Francë dhe Spanjë, që këtë vit do të jenë më të kushtueshme.

Por, ku do të shkojnë britanikët këtë vit për pushime?

Britanikja ‘The Guardian’ ka hartuar një listë me 10 destinacione që këtë vit do të zgjidhen për të pushuar nga britanikët dhe në vendin e tretë është Shqipëria. Dy vendet e para në këtë klasifikim janë Nepali dhe Afrika e Jugut, ndërsa Shqipëria lë pas vende si Bullgaria, Kolumbia apo edhe Serbia.

Aktualisht paundi është në nivelin e vitit 2013 kundrejt euros. Pushimet nuk kanë qenë kurrë kaq të lira dhe kaq universale, shkruan ‘The Guardian’. Numri i turistëve që udhëtuan jashtë në vitin 2015 ishte 1.2 milionë.

“Britanikët, duket se do të zgjedhin të pushojnë kudo nëpër botë, por nuk ka asnjë dyshim që 2017-a do të jetë viti i Europës Juglindore”, thotë drejtuesi i web-it Travelzoo, Joel Brandon-Brown.

Nga ana tjetër, agjencitë e turizmit konfirmojnë se ka një rritje të prenotimeve online, si dhe për ture individuale. Kërkesa në rritje ka edhe për destinacione si: Portugalia, Greqia por edhe për Kroacinë, vendin që nuk është ende në Eurozonë, raporton “Monitori”.

Por, është koha që të përfitojë edhe Shqipëria. Ja se çfarë shkruan ‘The Guardian’: “E ndodhur pranë Britanisë së Madhe dhe jashtë BE-së, Shqipëria është një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e pavarur. Ka vargmale spektakolare, qytete të lashta dhe një shtrirje të shkëlqyer bregdetare të paprishur të Adriatikut. Ajo ka edhe një monedhë të qëndrueshme. Ajo që do të gjeni në Shqipërinë është një vend i pazakontë me kosto të ulët dhe pa turizëm mase. Ju mund të udhëtoni në Bjeshkët e Namuna (pjesë e Alpeve Dinarike) të ndiqni gjurmët e Via Egnatia, rruga e vjetër romake që dikur lidhte Adriatikun me Detin e Zi. Urat dhe rrugët me kalldrëm kanë mbetur të pandryshuara që prej më shumë se 2,000 vjet.

Lista e destinacioneve

Nepali

Afrika e Jugut

Shqipëria

Bullgaria

Kolumbia

Namibia

Malajzia

Serbia

4 komente në “Britanikët zgjedhin Shqipërinë ndër dhjetë destinacionet kryesore për pushime”

  1. shqiptarqiresi says:

    ha haa haaa……
    shqiptarqiqet ne serbisht qe ne shqip do perkthehej shqiptarqiret!
    shikjoni se cfar vendesh kan erkarh ne liste..:
    namibi
    serbi kenija
    afrik
    anadoll turqli
    kolumbi hashash lazarat
    Nepal
    fiset Zulu
    neandertal
    majmun…
    asaaaa…… shqiptaret e qir ne byth si majmunet e afrikes qe qijn njeri tjetrin maj pemve!!#
    o shqiptar o bythqim
    hajt ma ha kte bkarinj tim!!
    tha apostulli Ibrahim!!
    haaaa haaa…………….. ca store…….

  2. Epidor says:

    Or koke palare mendoj qe nena tende ka qene Shqiptare keto fjale rrugesh provoji tja thuash ne sy Shqiptareve atje ku ti jeton por ti je nje kermill mburacak qe ke frike nga hija e jote prandaj edhe shan prapa kompjuterit se nuk te ka mbetur asgjene vetvete vetem plehrat e trasheguara nga kodi gjenetik Racaille.

  3. Epidor says:

    Redaksis Tema ku e keni komentin z.redaktore i mesipermi nuk ka lene gje pa cfryre kumdra jush dhe komenti i im eshte shume i rregullt ka nje vit qe nuk i botoni komentet e mija cfare ka ndodhur ?!

    1. PD+PS+LSI=BANDE KRIMINALE says:

      Juve do ju lejohen komentet vetem nese nuk kritikoni Qeverine Rama, Ramen personalisht dhe Ilir Meten. Mua personalisht me jane lejuar vetem 5% e komenteve.

      Persa me siper, Shqiperia ka bukuri natyrore qe eshte vene dore barbarisht nga nje milet pa ndergjegje kombetare.
      Anglezi do vije ne Shqiperi se Spanja eshte boze, shtrenjte dhe Turqi,Egjypt,etj ka rrezik….pra po i vjen rradha Shqiperise edhe pse turizmi eshte ne nivel mesjetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje