Salman Abedi, 22 vjeç, autori që kreu aktin terrorist në Manchester ku u vranë 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë kishte lindur në këtë qytet, por është me origjinë nga Libia.
Familjarët e tij libianë erdhën në Britani si refugjatë. E përditshmja britanike “Daily Mail” bën të ditur se Salman Abedi është rritur në një lagje në periferi të Mançesterit. Banorët e lagjes thonë se ai të jepte përshtypjen se ishte i mbushur me urrejtje, por disa të tjerë thotë se ai adhuronte futbollin dhe ishte fans i Mançester United.
Familja e tij përshkruhet si e qetë dhe se jetonin si perëndimorët. Policia ka kryer dje një kontroll në shtëpinë e tij ku ka realizuar edhe një shpërthim të kontrolluar pas dyshimeve se mund të ketë pasur pajisje të ndryshme pasi mendohet se bombën artizanale 22 vjeçari e ka ndërtuar në shtëpi. Ata dyshojnë se ka bashkëpunuar për të kryer sulmin.
Policia po heton për lidhje të mundshme të tij me një rekrutues të ISIS në Manchester. Ka raportime se Abedi mund të ketë qenë edhe në Lindjen e Mesme, ku mund të jetë trajnuar nga ISIS, por gjithashtu ka zëra se ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim tre javor në Libi para se të kryente aktin terrorist gjatë koncertit ku po performonte këngëtarja Ariana Grande.
Gjithashtu raportohet se babai i autorit të sulmit, menjëherë pas ngjarjes, është nisur nga Londra për në Libi. Ndërsa për nënën e tij thuhet se gjithnjë ka shprehur shqetësime për pikëpamjet radikale të të birit. Sakaq, policia ka marrë në pyetje edhe vëllain e tij Ismailin 23 vjeç, nën dyshimet se ka bashkëpunuar me të vëllain.
Gjithashtu e përditshmja britanike “Daily” bën të ditur se Abedi së bashku me Ismailin dhe vëllain e tij të vogël, ishin mbështetës të ISIS pasi shkruanin mesazhe në përkrahje të xhihadistëve nëpër rrjetet sociale. Abedi raportohet se shkonte edhe në një xhami, por imami i kësaj xhamie thotë se Salman Abedi dukej i pakënaqur kur flitej kundër ISIS.
plehre sunite……………..