Seychelles ndodhet në Oqeanin Indian jashtë bregut lindor të Afrikës, në veri të Madagaskarit. Atje gjenden pothuajse 115 ishuj.
Ky vend është mjaft tërheqës për turistët. Atje mund të eksplorosh bukurinë e brëndësisë së detit duke bërë zhytje, të shëtisësh me varka me vela dhe sigurisht të shijosh pamjen mbreslënëse që gjendet atje.
Përpos rërës së bardhë dhe ujit kristal të pastër atje ka edhe male të shumta me një bimësi të dendur.