Teksa ka zhvilluar një takim me fermerët e Pojanit në Bashkinë Maliq, Niko Peleshi duke krahasuar këndvështrimin e PS dhe PD sa i takon qeverisjes së vendit ka komentuar marëveshjen e arritur mes palëve.
Sipas tij arritja e saj si rezultat i përpjekjeve të PS dhe ndërkombëtarëve, bëri të mundur përfshirjen e PD në zgjedhjet e qershorit dhe shënoi një hap demokratik.
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës duke rikthyer në vëmendje protestën e opozitës, thirrjet per mosbindjen civile dhe gjithë situatën e krijuar nga momenti i ngritjes së çadrës nuk ka hezituar ta konsiderojë këtë si një arritje e cila bëri realitet Vetting-un dhe që hapi fushën e lojës mes dy kundërshtarëve.
Duke e konsideruar vetingun një betejë të fituar Peleshi e ka konsideruar atë si një triumf që do të pasohet edhe nga betejat e punësimit dhe mirëqënies.
“Tani do ndjeni shijen e Vetting-ut. PD e mundim në fushë, jo në stol…!”, ka thene mes te tjerave Peleshi.
Po,lesh Po leshi bre derrke e derrkes ‘pose lesh me qime de temken!