Vettingu/ Komisioni verifikon kandidatët, Bylykbashi: Të shqyrtohen të gjithë. Ja reagimi Vasilika Hysit

25 Maj 2017, 13:48Politika TEMA

Pas miratimit të komisionerëve të PD për komisionet e vettingut në seancën e jashtëzakonshme plenare, Komisioni i Posaçëm është mbledhur për verifikimin e kandidatëve.

Në këtë mbledhje të dytë të Komisionit, pasi miratimit në Kuvend, ka nisur shqyrtimi i kandidatëve për listat e vettingut, të cilët nuk plotësojnë kushtet.

Komisionerët kanë vendosur që kandidatët me vlerësim negativ të dëgjohen në Komision më 29 maj.

Anëtari i PD në komisionin “ad hoc” për vettingun, Oerd Bylykbashi, tha që shqyrtimet dhe dëgjesat nuk duhet të jenë vetëm për ata kandidatë që kanë vlerësim negativ apo që nuk plotësojnë kriteret.

Kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi tha se nuk lejohet që t’i bëhet rishikim të listës të Avokatit të Popullit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

1 komente në “Vettingu/ Komisioni verifikon kandidatët, Bylykbashi: Të shqyrtohen të gjithë. Ja reagimi Vasilika Hysit”

  1. Angjelini says:

    Filluan hajdutet e PDs. Ptu fetyra te urrera. Turp per Ramen te fuse ne kualicion keta maskarenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje