Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj partie, duke lene te kuptohet se PR nuk e ka pranuar oferten e Bashes.
Deri dje nuk kishte ende një marrëveshje të mbyllur mes PDse e PR së Fatmir Mediut dhe PAA së Agron Dukës, që pretendojnë më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizojnë votën për opozitën dhe të heqin dorë nga dalja me listë të veçantë.
Nuk dihet nëse kreu i kësaj partie do të jetë apo jo në listat e PD. Dje Basha arriti marrëveshjen me tre parti politike, PBDNJ, PDK, dhe LZHK, krerët e të cilave janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike.
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka garon në qarkun e Shkodrës, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule në Vlorë dhe Dashamir Shehit në Tiranë.