Mungesa e Astrit Patozit në listat e PD-së, është ajo që bie shumë në sy, pasi ai konsiderohej një nga politikanët më seriozë në PD.
Alfred Peza shkruan se Patozi do i mungojë parlamentit.
“Shkelqen me mungesen ne listen e kandidateve per deputete te PD, Astrit Patozi.
Nje model urtesie e modestie, qe arriti gjate ketij mandati me ane te fjalimeve te tij, te ngjitej ne lartesine e nje zeri unik opozitar, qe do te na mungoje.
Parlamenti i ri eshte qe sot pak me i varfer.
E sigurte se ne ate salle nuk do te mungojne sharjet, dhuna verbale e fizike, fyerjet, fjalimet pa buke dhe oret e cuara dem nga anonime qe do lexojne gjera qe as vete nuk i kane kuptuar ndonjehere.
Por ne shtator e tutje, ne krahun e djathte kur je perballe asaj salle, do te kete me pak racionalitet, kthjelltesi dhe art te fjales politike.
Ndersa ata qe e kane pritur largimin e tij, ndoshta sot brenda SHQUP-it kane filluar te kendojne me vargjet e nje poezie te vjeter, qe ai vete ma ka recituar ne nje kontekst krejt tjeter, dikur:
Qe pa gdhire u ngrit sot fshati,
sa te madh kemi gezimne,
eshte larguar sot Astriti,
te kendojme per Lulezimne…”, shkruan Peza.
per vete jam gri, por vertet qe z. patozi mund edhe ta degjoje kur fliste ne parlament. ke do degjojme tani, griden?!!!! z. patozi e meriton nje fare respekti