Tallje dhe fyerje për qytetarët e Qarkut të Vlorës.
Vetëm kështu mund të cilësohet lista e hartuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të cilës në fakt i mungon që në krye emri i Qarkut.
Mjafton të shikoni formularin e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të firmosur nga kreu demokrat.
Ndonëse Qarku i Vlorës ka 12 deputetë, demokratët e kanë patur të pamundur që së paku të gjejnë 12 emra.
Kanë gjetur me shpejtësi vetëm shtatë të tillë, mes të cilëve futet edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri.
E mjerueshme edhe pjesëmarrja e femrave në këtë listë duke u mjaftuar vetëm me një të tillë.
Ndoshta mund të jetë justifikim i demokratëve vetëm fakti se asnjë prej emrave nuk ka të shënuar as gjininë.
Ndryshe nga sa detyron Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në formularin zyrtar, Lulzim Basha e ka patur të pamundur të shënojë të paktën edhe datëlindjen e kandidatëve të cilëve u mungon çuditërisht edhe atësia.
Nuk dihen rrethanat në të cilat është hartuar kjo listë por gjasat janë që të jetë bërë me telefon në minutat e fundit të skadimit të afatit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
as emrin nuk ja di ristani emrin nadire mecorapaj e jo nada, nejse leket ja numeruan mire kur ja mori 50.000€ me ulje se i tha erionit e kam shoqe te ngushte, eshte shtepiake e burrin e ka emigrant. daj po e mar ne tirane se gjynah
Ndjej trishtim per perfaqsine vlonjate. A me thote njeri a ka ndonje qytetar vlonjat ne ate liste turpi. 2 vendet e sigurte i shiten pa pike turpi, pasi emrat e tjere rezikojne si ka mundsi pranoj zoti Dule vendin e trete me kete ekip. Te te vij turp lulush qe shite gjakun e demokrateve me medioker e kliente te kunatit e pijanecit ristan. Nje pyetje kam per ristanin? kush ta mobiloj dhomen e djalit adaptues, sa leke i more nadire mecorapes qe e katapultove ne pd direkt nenkryetare keshilli duke bere kompromis me sekretaren e deges dhe me sa leke i more per emrin ne liste? cfare profesioni ka kjo mikesha jote e cfare perfaqson? fshatarsin shtepiake,,, Mos u merzisni vlonjate demokrate kan per ta paguar.
Qe ketu duket sa njeri i deshtuar eshte Basha. Nuk ka seriozitet dhe rigorizitet as per te mbushur nje formular zyrtar, mungojne atesia dhe datelindja. Ky dokument eshte i pavlefshem. Mund te kete shume persona me te njejtin emer e mbiemer ne Shqiperi. Mendoni se c’ka bere me kete “seriozitet” kur ka qene minister, dhe kryetar bashkie. Mjer Pd se kush e udheheq.