Ish-kryetarja e KQZ: Më telefononin në 12 të natës, jam apo nuk jam në listë

27 Maj 2017, 00:02Politika TEMA

Ish-kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi, deklaron se listat e kandidatëve për deputetë janë monopol i kryetarëve të partive.

Duke treguar përvojën e saj si kryetare e Komisionit në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, ajo tha se e telefononin pas orës 12 të natës për të konfirmuar janë apo nuk janë në lista.

Është e vërtetë që listat e kandidatëve janë domen i kryetarëve të partive politike. Heqim këtë rast të PD që ka këtë specifikë dhe ti kthehemi zgjedhjeve të mëparshme. Është e njëjta situatë.

Kam qenë kryetare e KQZ dhe për mua më është dukur habi që pas orës 24:00 kur ne na vinin listat më merrnin kandidatët për deputetë, ata që mendonin se ishin në lista dhe thoshin: A jemi në lista? Është qesharake. Në fillim nuk mund ta pranoja dot se thosha si ka mundësi të mos dish je apo nuk je në listë.

Domeni i kryetarëve të këtyre partive është që ata i bëjnë vetë listat dhe ti nuk di deri në momentin e fundit je apo nuk je në listë. Duhet të ketë më shumë demokraci brenda partive në përzgjedhjen e kandidatëve“, deklaroi Lefterije Luzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje