Basha humbet Spahiun, por fiton Mediun e Dukën

26 Maj 2017, 20:25Politika TEMA

Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare mes Partisë Demokratike dhe dy aleateve të saj kryesore, republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Dukës.

Vetë Mediu u takua disa herë gjatë ditës me Lulzim Bashën dhe në takimin e fundit, që ishte më i shkurtër se të tjeët, u shfaq më i çliruar. Ai tha për mediat se marrëveshja po ecën në rrugën e mbarë.

Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike thonë për Top Channel se marrëveshja me republikanët është arritur dhe sipas saj, republikanët do të fusin dy emra nga tre që kërkuan në listat e PD.

Njëri është Fatmir Mediu, ndërsa mbetet për t’u mësuar emri tjetër.

Megjithatë, vetë Partia Republikane do të kandidojë formalisht me listën e saj për deputetë për të mos humbur komisionerët.

Ndërkohë, edhe me PAA mund të jetë arritur një marrëveshje, megjithëse kjo është ende e pakonfirmuar.

Sa u takon listave, PD ende nuk i ka përfunduar edhe për shkak të bisedimeve me aleatët, që mund të ndikojnë në listën përfundimtare në Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe ndoshta edhe në Fier.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, Partia Demokratike ka kohë deri në mesnatë për të dorëzuar në KQZ listën e saj me kandidatët për deputetë.

Me përjashtim të Kreshnik Spahiut, Basha i ka futur të gjithë aleatët në listat e PD-së, duke filluar nga Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka, Dashamir Shehi e Vangjel Dule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje