Isa Sakja do të jetë kandidatura zyrtare e Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Kavajë.
Sakja, i cili është njëkohësisht edhe kreu i PD-së për Kavajën, do të garojë përballë kandidaturës së Partisë Socialiste Dorian Murati dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Maksim Kona.
Tashmë loja është bërë shumë e fortë në qytetin e vogël, ku më 25 qershor, veç zgjedhjeve parlamentare do të mbahen edhe ato lokale.
Në të vërtetë socialistët kanë bërë ndryshime sa i përket kandidaturës së tyre, pasi kanë konfirmuar tërheqjen e Klodian Shehit, nënkryetarit aktual i bashkisë.