"Pazari" mes PD-PR-s, Mediu: S’ka marrëveshje me Bashën

26 Maj 2017, 15:48Politika TEMA

Ka përfunduar takimi mes kreut të PR-së Fatmir Mediu dhe liderit të PD-së Lulzim Basha.

Për 30 minuta ata kanë zhvilluar një takim në selinë blu, ku Mediu ka negociuar edhe njëherë me Bashën për garën elektorale të 25 qershorit.

Burimet thonë se si kusht për të hyrë bashkarisht, Mediu i ka kërkuar Bashës së paku tre emra të vendosura në listën e sigurtë të Partisë Demokratike.

Si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer kreut të PD-së Basha.

Më herët Mediu rregjistroi Partinë e tij në KQZ edhe pse nuk ka gati ende listat e kandidatëve.

Komisioni miratoi me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 25 qershorit.

3 komente në ““Pazari” mes PD-PR-s, Mediu: S’ka marrëveshje me Bashën”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po ti kerkojne te gjithe “aleatet’ nga tre vende,Basha dhe Berisha mbeten jashte Parlamentit !

  2. Zgalem says:

    Ligavitjet e Mediut , per t’u shenuar ne listat e deputetve te PD , perben nje tragje-komedi te politikanit kameleon . Ai do te behet pa tjeter deputet , per t‘u ricikliuar totalisht nga masakra “Gardec ‘”. Partia e tij PR e Godo – Mediut , nuk eshte krijuar as per ideal as per politike . Ajo eshte nje kasolle , ku hajdutet pergjojne , per ndarjen e plackes . Nuk riciklohet nepermjet PR , kerkon PD .
    Do te marri nje plus Lulzimi , po qe se nuk I shenon emrin , ketij dallkauku te kriminalizuar . Ku lezha ku Zharri ! Lulzimi eshte fisnik , karshi nje lypsari te mandatit , qe quhet kamardare shpetimi . Dallkauk eshte dhe Duka , me Partine e tij levere , por nuk eshte I kriminalizuar ne kete far’feje . Zgalem

  3. Kuq e zi says:

    Hahaaa
    Tre muaj roje cadre shkuan kot
    Kur ta dhuruan PR-n ishte force e trete sot e ke cuar ne te njejtin nivel te dashamir shehut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje