Mandatet në pazar, Mediu nuk heq dorë, sërisht në zyrën e Bashës

26 Maj 2017, 15:27Politika TEMA

Dy aleatët e vjetër po kalojnë krizën më të thellë të tyre.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pas regjistrimit në KQZ ai ka shkuar përsëri në zyrën e Lulzim Bashës për të negociuar mbi ndonjë marrëveshje të re për të vendosur në listat fituese më tepër se një kandidat nga PR-ja.

Burimet bëjnë me dije se Mediu është duke lëvizur të gjitha alternativat për të bindur Bashën që t’i japë së paku tre mandate nga gara elektorale e 25 qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje