Monika Kryemadhi: Meta na mbante në "këmishë hekuri". Tani që iku, LSI do shpërthejë

26 Maj 2017, 11:02Politika TEMA

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se pas largimit të Ilir Metës drejt Presidencës, partia do të jetë më e lirë.

Kryemadhi e bëri këtë deklaratë mbrëmjen e së enjtes në një debat përballë gazetarëve në emisionin “Të paekspozuarit”, ku komentoi edhe marrëveshjen e djeshme të LSI-së me PDS-në e Paskal Milos.

Me ikjen e Metës, tani do shpërthejë LSI.

Ai na mbante në këmishë hekuri.

Na thoshte: ‘Mos shani, mos kritikoni’.

Po tani më mirë të ‘puthemi’ me Milon, se me ndonjë parti tjetër që s’njihet.

Ilir Meta 5 vite do jetë president.

Meta mund të ketë ambicie për të marrë mandatin e dytë si president”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se ka kritikuar bashkëshortin e saj për disa çështje, siç ishte ligji i Arsimit të Lartë.

“Sa herë e kam akuzuar unë Ilir Metën. Ose e kam sulmuar unë, o s’ka.

Unë e kam kritikuar shumë Ilir Metën për ligjin e Arsimit të Lartë.

Pa pikë turpi ministrja dhe rektori thanë se do i rregullojnë ligjin dhe s’e bënë”, tha Kryemadhi.

 

5 komente në “Monika Kryemadhi: Meta na mbante në “këmishë hekuri”. Tani që iku, LSI do shpërthejë”

  1. Adriatik says:

    Jeni fryre shume,do ju shohim sa do merrni parti hajdutash.

  2. Vesa says:

    Kur s’ngopet Iliri qe mban diet, vajhalli kjo lopa qe zgjerohet cdo dite. Eshte trashur edhe nga koka.

  3. xha SULO-ja says:

    MONA per te mbyllur gojet tuaja telendare nuk duhet kemish hekuri por nje vapor me peshqira

  4. bb says:

    Bo, bo, si flet kjo, sikur sfle ne nje krevat me Meten.

  5. Almiri says:

    Nuk e kuptoj fare politiken tende zonje. Te jesh e sigurte qe gjith shqiptaret e njohin tashme psikologjine tuaj. Paske kundershtuar Liken ti??? Dhe kjo nuk eshte bere lajm ne nje media me zor presin kete gje??? Apo Likja eshte me moton heshtni, mos shani. Ne fakt eshte me mire te heshtni sepse populli po hesht per ju, po hesht per kontrabanden e karburantit ne kohen kur bandilli yt ishte kryeminister, po hesht per shum e shume pasuri qe ju i keni zhvat ketij populli, po hesht per pasurine qe ju keni dhe trashegoni nga vjedhja. Perse nuk kritikon ti Mona kur emeruat drejtore drejtorishe kriminele drogaxhinj dhe hajdute te paskrupullt si ish drejtori i Drkssh Tirane qe me pare ishte drejtor spitali ne Elbasan, apo I AShR Tirane hajdute dhe ordinere. Pale C’keni bere ne QSUT ku emerimet u bene ankand, emerime qe ai drejtor faqezi ishte per ne burg, i cili u arratis se i kerkonin njerezit Eurot ngaqe u shkarkuan nga puna se ishin emeruar me 602. Ose me kriminelet qe keni ne Durres. E shume e shume te tjere qe kur i mendon te kaplon nje inat i brendshem qe kur shikon fytyrat tuaja te neveritshme ne tv te peshtiroset cdo gje. Pretendoni te dilni force e pare!!! Juuu… Kriminelet dhe te paaftet kamikaze tuaj qe e kane fundin atje ku e meritojne se bashku me ju. Ju jeni force e pare vetem per nje gje. Per te vjedhur dhe per te qene parazit gjakpires. Fundi juaj dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje