Shefi i kabinetit të ministrit të ri të Shëndetësisë, i akuzuar për vjedhjen e 2 milionë dollarëve

26 Maj 2017, 10:08Politika TEMA

I akuzuar për korrupsion dhe i dënuar mashtrim e për falsifikimin e diplomës, Gazmend Koduzi do të jetë shefi i ri i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë.

Përzgjedhja e tij shuan çdo dyshim për “qëllimet e mira” të Partisë Demokratike, pas marrëveshjes së 18 majit, e cila i dorëzoi Bashës gjashtë ministri.

Koduzi, ish-drejtori i ISKSH-së ka përfunduar disa herë në qendër të vëmendjes mediatike, si i përfshirë në disa afera të bujshme korruptive. Aktualisht, ai është ende nën hetim nga drejtësia për një çështje korruptive në ISKSH, që dyshohet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milionë dollarësh.

Në vitin 2016, Koduzi u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë, pas një padie të ISKSH, për përvetësimin e një page më të lartë pas deklarimit të rremë të disa titujve shkencorë që Koduzi nuk i zotëronte.

Në këtë çështje, gjykata i kërkoi shefit të ri të kabinetit që të kthejë mbrapsht të gjithë tepricën e pagës, një vendim i lehtë, duke pasur parasysh që ai rrezikonte disa vite burgim për mashtrim dhe falsifikim.

Gjatë viteve të fundit, Koduzi ka qenë aktiv në media, duke lëshuar një varg sulmesh personale ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt.

Në datën 13 janar 2016, si një ekspert i pavarur, Koduzi foli në emisionin  “Stop” në TV Klan” për problemet e tenderit me check-up, por në atë emision ai harroi të përmendë se ai vetë ishte drejtori teknik i kompanisë që paraqiti ofertën humbëse në garën për tenderin e check-up.

Ashtu si ministri Beqiri, i cili nuk është aspak një figurë teknike, por një person që ka lidhur ngushtë karrierën e tij profesionale me politikën, edhe Koduzi ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Partinë Demokratike.

Si një njeri i besuar i ish-liderit Berisha, Koduzi ka qenë anëtar në KZZ-së numër 31, në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2007.

5 komente në “Shefi i kabinetit të ministrit të ri të Shëndetësisë, i akuzuar për vjedhjen e 2 milionë dollarëve”

  1. Argita_B says:

    Gazeta Tema, qe kur Edi Rama mori qeverine ne dore nuk keni shkrojtur qofte dhe nje artikull kritik ndaj tij!!! Si ka mundesi qe ne 4 vjet qeverisje nuk keni gjetur qofte dhe nje problem ne qeverisjen e tij!! Per nje gazete qe vetquhet e pavarur dhe nuk leshon asnje kritike ndaj kryeministrit te vendit me te varfer dhe te korruptuar ne Evrope, jeni shnderruar ne thjesht qesharake.

  2. Ledion says:

    Shikoni Ministrin pastaj keto horrat e vegjel

  3. Viola says:

    Kjo mareveshje me pjesmarrje ne qeverine Rama dhe personat e emeruar hedhin poshte republiken e “re”teBashes dhe sidomos luften kunder dekriminalizimit.Tani nuk po e shikojme te shkruaje me per republiken e re dhe Bashen si liderin e ri te saj z.Fuga ,ku ka humbur valle?

  4. vlonjati says:

    kshu jan te tere keta, pse nuk flet me bash per krimet qe po ndodhin ne shqiperi? vrasje plagosje kapje kanabisi ? apo e ka ministrin e vet tani e ska cfare thot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje