Në vijim të takimeve elektorale drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla u ndal në Kuturman.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra dhe nga kandidatët e kësaj zone ata zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e këtij fshati, ku i njohën me reformat e qeverisë si dhe projektet për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Duke u ndalur tek situata politike, Balla tha:
Kësaj radhe është votimi më i rëndësishëm që kemi pasur në gjithë këto vite, o Shqipëria vazhdon në drejtimin e nisur ose larg qoftë kthehemi ku ishim në 2013. Në rast se PS nuk siguron e vetme qeverisjen 71 do duhet të bëjmë përsëri koalicione.
Ato të PD-së i genjen mendja e kujtojnë se do i marrim ata, po na ka lujt mendja ne të marim ato.
Ne i morëm për këtë marrëveshje për shkak se na duhet të mos e vonojmë asnjë ditë Vettingun dhe që donim që kur Rama të shkonte në Bruksel për të takuar Trumpin dhe Merkelin ne ta kishim filluar procesin e Vettingut me qëllim që menjëherë më pas të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që djemtë e Kuturmanit të cilët kanë pushtuar Europën mos jenë më si emigrantë të paligjshëm, por të udhëtojnë me një pasaportë të një vendi anëtar të BE. Nuk kemi kohë për të humbur. ” u shpreh Balla.
Balla vijoi më tej se ky mandat është mandati i punësimit dhe me të njëjtin angazhim që punuam për Reformën në Drejtësi tani duhet të punojmë për punësimin.
mund te thoje o Balle te njejten gje por pak ndryshe, qe mos te merrje ngarkesa negative!!!!!!!!!!!
ESHTE SHUME E DREJTE , BALLA THOTE TE VERTETEN . REFORMA NE DREJTESI ,SJELL INVESTITORET E HUAJ , KU MUND TE PUNESOHEN TE GJITHE SPECIALISTET DHE PUNETORE T NE CDO QYTET .
QEVERIA E RAMES ESHTE E VETMJA QE PO PUNON DHE NDRYSHON GJITHE SHQIPERINE .
VOTAT PER RAMEN ,AJO ESHTE QEVERIA E BESIMIT . LARG QOFTE PD DHE LSI.