Deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim, Gjovalin Kadeli, ka ndërruar jetë.
Deputeti i qarkut të Lezhës u shua në Itali, pas problemeve shëndetësore.
Deputeti Kadeli vuante nga pankreasi akut.
Ai ka qenë deputet i dy legjistraturave.
Kush është Gjovalin Kadeli?
Gjovalin Kadeli është deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.
Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike.
Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.
Ai premtoi se nuk do të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Mbas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së.
Tradhetar!!Rruge te mbare te kesh..