REAGIMET/ Vasili: S’mendoja se nuk do e shihja më Gjovalinin, pasi e hipa në avion. Kryemadhi: S’mund të largohesh kështu…

26 Maj 2017, 17:22Politika TEMA

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim, lajmi për vdekjen e Gjovalin Kadelit ka shkaktuar reagime emicionuese.

“Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë! ????”, shkruan Monika Kryemadhi

Lajmi per mikun e shtrenjte Gjovalin na thau zemren. E percolla dhe buzeqeshja e tij perpara se te hipte ne avion nuk mendoja kurre se do te ishte e fundit. Do te kemi ne mendje gjithe jeten miku yne i dashur”, shkruan ndërkohë kryetari në detyrë i LSI-së, Petrit Vasili.

Ndërsa Ilir Meta shprehet:

“Gjovalin Kadeli do të mbetet përgjithmonë një mik i dashur dhe i shtrenjtë për të gjithë ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje