VIDEO/ “PS duhet të mbajë në duar timonin e reformave”

26 Maj 2017, 19:08Politika TEMA
VIDEO/ “PS duhet të mbajë në duar timonin e

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga Fieri bilancin e fitores me betejën për Vetingun duke theksuar se siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.”

Ndërkohë drejtuesi i Qarkut Fier Gramoz Ruçi përshëndeti i emocionuar për pjesëmarrjen gratë dhe vajzat e Fierit që kishin mbushur sheshin.

Deputeti Gramoz Ruçi në një takim me gratë dhe vajzat në Fier është shprehur se ishte shumë i emocionuar.

Përshëndetje, përshëndetje ju gjysheve, vajzave dhe nënave fierake.  Unë zakonisht nuk kam emocione, por sot jam shumë i emocionuar.

Si mor nuk më vajti mendja që të thirrja Irma Libohovën që të këndore këngën “kush ka vajza botën ka”.

Në sfond stafi organizativ vendosi këngën e Irma Libohovës.

Kryeministri jo vetëm që është vetë i mirë por dhe kur unë jam në siklet më nxorën nga halli sikur ndodhi tani. Kush më shumë se Edi Rama në 4 vjet ka bërë për popullin”, tha Ruçi.

1 komente në “VIDEO/ “PS duhet të mbajë në duar timonin e reformave””

  1. meti says:

    Po, po …
    vetem PS-ja me Z.Rama, mund te beje shtet te forte dhe Reforma serioze … duke hapur porten Shqiperise per ne EUROPE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje