Tifozat e Vllaznisë sulmojnë Voltana Ademin: Ske gojë të flasësh. Ke shpëtuar për qime se do ishit djegur me gjithë bashki

27 Maj 2017, 23:14Sport TEMA

Tifozat e Vllaznise kane reaguar pas postimit te kryebashkiakes se Shkodres, Vlotana Ademit, e cila uronte shpetimin e skuadres ne Superiore.

Permes nje postimi ne facebook, tifozat sulmojne kryebashkiaken se eshte i vetmi person qe s’duhet te flase.

Ata i kujtojne Ademit, se ne rast se Vllaznia do te humbte do ishin djeg me gjithe bashki.

Postimi i Vllaznit Ultras.

Kjo gruja nuk e ka kuptu hala qe ka shpetu sot per nje qime pa u djeg me gjithe bashki, sikur Vllaznia te kishte humb.

Vetem ju, Voltana Ademi skeni goje me fol per Vllaznin, hiç hiç hiç. Hesht! Nuk ka fajtore ma te madhe sesa ti ne kete histori. Kena vite qe protestojme per me kalu Vllaznin ne dore te biznesit per nje menaxhim ma te mire te Klubit Vllaznia.

Mos te shkojne mendja qe na kena  bindje politike, e kena vertetu tesh 12 vjet, Vllaznia per ne asht FE. Jepja Vllaznin biznesit per me e nxjerr Kampion. Mos e mbaj per perfitime politike dhe ekonomike, interesimi nga biznesi per me ble aksionet nuk ka mungu asnje moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje