VIDEO/ Ilir Meta në valle, shikoni si këndon ‘Baftjar, je super i paparë”

28 Maj 2017, 22:09Politika TEMA

Bes Kallaku dhe Ardi Daullxhiu kanë vënë përpara përgjegjësisë Ermal Mamaqin, duke i rikujtuar një premtim të disa kohëve më parë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ardi i kërkon Ermalit të mbajë premtimin që i ka dhënë në “Zonë e Lirë”, ku kishte thënë se nëse Ardi martohej do t’i bënte dasmën. “Për dasmën nuk ka problem, por dua që të më veshësh nusen me vello dhe mua me kostum, që ta çojë tek “Kam një mesazh për ty””, tha Ardi në videon e Besit. Nga ana tjetër, aktori i “Portokallisë” premtoi se nëse Ermali nuk e bën, atëherë do të jetë ai që do ta bëjë.

Sigurisht, surpriza e kësaj videoje shfaqet në fund. Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta shfaqet në video, ndërsa i drejtohet moderatorit të “Xing me Ermalin” dhe i thotë se nuk duhet ta humbasë këtë shans.

Vetë Ermali ka komentuar në video duke thënë se, “Konfirmoj me gëzimin më të madh. Si mund t’ja kthej fjalën dhe mos të shfrytëzoj shansin e Ilir Metës”…

Kështu, duket se shumë shpejt do të kemi dasmë dhe veç të tjerave do të njihemi edhe me bashkëshorten e Ardit, i cili është një nga personazhet më të komentuara të viteve të fundit.

4 komente në “VIDEO/ Ilir Meta në valle, shikoni si këndon ‘Baftjar, je super i paparë””

  1. Lennard says:

    Hidhe Vallen Rrotullo
    Flori Madhi Motres O
    Mos u Mburr Mos u Trego
    Prit Vetingun pa te Shoh

  2. ta says:

    çjane keta dallkauke qe jane bere pare pazari,me vjen keq qe jane bere pare pazari edhe iliri qe nuk vlen per president vlen per hekura,dhe besi,ermali.kisha respekt per ta por u bënë si ata të rrugëve dallkauke,por fundi dallkauku me dallkaukun do shoqërohet???

  3. shqiptari says:

    Ky eshte Presidenti qe duam ose qe meritojme.Ndoshta ne si shqiptare e meritojme nje President superhajdut e antishqiptar.TUUUUURP

  4. DJm says:

    Rrapush Xhaferri no 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje