Gjatë 90 ditëve nën çadrën e famshme të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, shqiptarët u mësuan të dëgjojnë çdo ditë një togëfjalësh, i cili kishte pikërisht qëllimin që të penetronte sa më thellë në veshët dhe fjalorin e tyre të përditshëm: republika e re. I këshilluar nga kushedi se cili lobist me ose pa emër, kreu i opozitës i dha formë një refreni me republikën e re, i cili duhet pranuar, krijoi vërtet një fonemë të re politike në fondin e politikës shqiptare. Republika e re hyri në zhargonin e përditshëm të shqiptarëve herë seriozisht e herë me ironi. Por gjithsesi fitoi të drejtën e qytetarisë.
Ky qe në fakt premtimi, ajo pjesë tek e cila nuk çalon asnjë politikan shqiptar. Sepse kur merr në dorë listat e kandidatëve për deputetë që vetë Basha dërgoi në KQZ para 24 orëve, kupton se termi me të cilin ai rrokanisi trutë e miletit për tre muaj rresht, ishte po aq relativ dhe i rrejshëm sa 90 përqind e premtimeve që kemi parë këto 26 vitet e fundit. Të gjitha të bukura, thuajse të gjitha të pambajtura.
Nuk ka nevojë t’i hysh thellë listës në fjalë, për të ndjerë që larg aromën e klientelizmit, nënshtrimit ndaj liderit historik, inatit të vërbër ndaj atyre që kanë qenë kritikë, kapitullimit para bërrylave pas shpine dhe negociatave pas perdeve.
Lulzim Basha dënoi me përjashtim Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, Eduard Selamin dhe Astrit Patozin. Të gjithë senatorë në partinë e tij shumë kohë para se ai vetë të parashutohej aty nga Berisha. I dënoi sepse ishin të athtë ndaj absurdit ku e futi partinë dhe të djathtën duke e dënuar të mos hynte në zgjedhje. I dënoi sepse i kishte zili për pavarësinë e integritetin njerëzor e intelektual, që ai vetë se pati kurrë, siç na e tregoi edhe e orët e fundit. I dënoi në emër të largimit të së shkuarës, ndërkohë që nuk guxoi të verë qoftë dhe një çast në diskutim kandidimin e Berishës. Personit që sot simbolizon i vetëm, ndarjen ose jo nga e shkuara brenda PD. Një listë me ish-kryeministrin, por pa disa prej bashkëpunëtorëve të tij, s’ka asnjë shans të konsiderohet si mesazh rinovimi dhe ndarjeje me të shkuarën.
Por Basha la jashtë listave edhe persona civilë dhe të moderuar si Agron Gjekmarkaj e Tomor Alizoti e të tjerë, të cilët e mbrojtën publikisht edhe kur nuk i kishin më argumentet për ta mbrojtur. Një thikë pas shpine për figura të cilat vërtet mund të ishin pjesë e një starti të ri që sot, me oponentët e nxjerrë në rrugë dhe liderin historik të futur sërish brenda, duket edhe më i pamundur. Republika e re do të duhet të presë edhe ca kohë. Ndoshta duhet të presë kur njeriu që e recitoi në mënyrë false gjatë tre muajve, të mos jetë më zoti i listave të opozitës.
Edhe ti o Skender ke gabime konceptuale.Si mund te shkruash se Gjekmarkaj person civil dhe i moderuar nderkohe qe thua qe ky bashke me Tomorr in mbronin Lulen edhe kur nuk kishte arsye.Problemi eshte se keto tipa jane bythlepires,pa ide dhe tjera e tjera.Keto pozicionohen me nje krah per te perfituar dhe kaq.Nuk eshte fatkeqesi qe nuk i futi Lulja keto persona,se edhe te tjeret njelloj jane.Ka fut çunin e Fahriut,idiot i lindur,etj etn.
Hahahaha, te gjithe sahanlepiresve te Rames dhe te zhgenjyerve topalliste nuk u pelqen lista e Bashes!
Keqardhje per ju z. Skender qe i qani hallin Gjekmarkajt dhe Alizotit, dy nga shume servila deri ne perversitet te Bashes.
Ne te vertete nje gje eshte e pa kuptueshme nga keta “analiste” e gazetare qe jane kokat e kombit.
Nqs Z. Basha do te fuste ne lista keta qe i largoj prape Ju kokat e kombit do thonit; po pse prape me keta te vjetrit do ta beje republiken e re ?.
Tani qe nuk i futi ne lista perse nuk i futi ?.
Dhe meqenese ju kokat e kombit e keni me kaq merak listen e Z. Basha dhe PD-ne perse nuk thoni shyqyr dhe keshtu e keni me te lehte “fitoren” .
Po te ishin prape ne lista keta njerez çfare do nderronte PD-ja vetem xhaketat ?
E rendesishme eshte qe kjo liste eshte e perbere nga njerez me integritet, nga profesore e akademike.
Ndersa per listen e partise tuaj çfare do ti thoni popullit ju kokat e gazetarise.
Me ke do te beni shtet e do e fusni shqiperine ne europe?.
Me Ruçin, me Brahon, me Gjicin apo me Braçen e Taulant Ballen
Keshtu qe gjeja me e mire qe mund te beni ju kokat e gazetarise e te kombit merruni me listen e partise tuaj e kujdesuni qe t’ju jepni ndonje mashtrim me te besueshem shqipetareve
Sa të drejtë ke, lista e PD është vërtetë e mbushur me akademikë dhe profesorë, nga Flamur Noka, Nard Ndoka, Ed Paloka, Gent Strazimiri, Ed Halimi e deri tek më të rinjtë, Dashi i Havasë, Myslim Murrizi dhe ai që mezi e shpëtoi nga kthetrat e drejtësisë me ndërhyrjen e tij Sokol Olldashi, Luan Baçi që për karjerë shet nënë e baba.
E gjithe lista e PD, ne nje fare menyre tregon edhe mosbesimin qe ka anetaresia e moderuar dhe vertet demokratike brenda saj, tek lidershipi i saj. Edhe personat qe permend Minxhozi, duke i shtuar dhe ato te Lelajt, Zogajt etj, nuk kane treguar fare integritet moral, pikerisht ate qe eshte kuinesenca e intelektualit, dhe qe duhet vene ne mbrojtje te se vertetes dhe jo te absurdit. Basha jo se ka kuptuar kete, (lista tregon te kunderten), por duke e njohur ate per ‘aresyet e mosaresyes’, aresyet e verteta do t’i zbulojme ne ditet qe do te vijne dhe sidomos pas zgjedhjeve.
Lista e PD eshte e perkryer :
Kryesojne Gramoz Ruci figure me eksperience enveristo-komuniste qysh nga koha e Dulles,Taulant Palla sic tregon dhe vete mbiemri, Erjon Kopace Brace, gazetar i ish Zerit te Popullit apo Fadil Nasufi kantidat per Byron Politike te kohes Dulles etj etj