Pasi talli shqiptarët me listën qesharake të kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha vijoi të shfaqej po aq qesharak sa edhe patetik gjatë hapjes së fushatës së PD pasditen e djeshme, kur foli për jetën e tij, si djalë i një familjeje të thjeshtë dhe sukseset që i pati arrirë me mund e vështirësi.
Duke u përpjekur të prekë zemrat e militantëve, Basha theksoni se “punova me nder dhe përkushtim dhe se asgjë nuk më erdhi falas”…
Lulzim Basha flet për punën e ndershme? Për të rinjtë që ia dalin vetë në jetë dhe politikë? Lulzim Basha pretendon të jetë model i suksesit të njerëzve të zakonshëm?
Lulzim, njerëzit e zakonshëm nuk vrasin për tu ngjitur në karrierë, sic bërë ti në 21 Janar. Ky ishte testi yt i përulësisë tënd ndaj atit politik, Sali Berishës, për të të katapultuar në krye të Bashkisë Tiranë dhe më pas në PD, në një kohë kur e gjithë PD të urrente.
Ti flet për punën e vështirë dhe përkushtimin, kur cdo post e ke marrë në tavolinë, si shpërblimin e një pazari të pisët që ke kryer më së pari me veten dhe pastaj me atin tënd?
Ti u flet shqiptarëve për punën me sakrifica, kur në krye të Bashkisë Tiranë e vetmja punë e “ndershme” që bëre, ishin lejet e ndërtimit për klanin, tarafin, veten dhe familjen tënde?
Ti që si Ministër i Transporteve do të njihesh në histori për 240 milionë dollarë të vjedhura në Rrugën e Kombit?
Hajdutët, të parave a të votave qofshin, kanë lidhje me ndershmërinë, aq sa ke ti lidhje me hallet e njerëzve të zakonshëm shqiptarë.
Ndaj nuk i duhet për dreq, asnjë shqiptari, historia jote e studentit ekselent, ardhur nga familja e thjeshtë shqiptare, sepse erdhe si i ri, por u plake aq shpejt në politikë, sa sot je produkt i neveritshëm i një politike të mbrapshtë që ka prodhuar tranzicioni ynë i gjatë dhe i lodhshëm: ai i politikanit parazit e pa identitet, të korruptuar e vrasës, të paaftë dhe arrogant.
Vilën më të bukur në Lalez e ka Flamur Noka sa hyn të kompleksi Lura djathtas.O zot a e keni parë në parlament si luftonte kundër parasë së krimit?