Roma ka mposhtur me rezultatin 3-2 Genoan në “Olimpico”, fitore kjo që i dërgon ata direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje luajti për disa minuta edhe legjenda, Francesco Totti, i cili i dha lamtumirën “Olimpicos”.
Golin e fitores e shënoi Perrotti në minutat shtesë, duke cuar në këmbë gjithë Olimpicon, që në njërën anë festuan për kualifikimin në Champions, në anën tjetër ishin të zemëruar për laegomin e ikonës së klubit Francesko Totti.
De Rossi dhe Dzeko shënuan golat e tjerë për Romën, ndersa për miqte realizuan Lazovic dhe 16 vjeçari Pellegri.
Pas kësaj fitore, Roma shkoi në kuotën e 87 pikëve, një më shumë se Napoli, duke ia bërë pothuajse të pavlefshme fitoren 4-2 ndaj Sampdorias.
Kështu, Roma kualifikohet direkt në fazën e grupeve të Champiosnit, kurse Napoli do të kërkojë një gjë të tillë nga Paly-Offi.