Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, z. Bled iÇuçi zhvilloi sot një takim me veteranët e LANÇ. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se e gjithë shoqëria shqiptarë iu është borxhlinj atij brezi i cili e rrjeshtoi Shqipërinë përkrah forcave më progresiste të Europës dhe botës.
“Emocioni eshtë i natyrshëm kur takoj miq edhe shok të gjyshit tim dhe kujtojatë pjesë ku qenia ime është ndjerë dhe ndjehet krenar përkatësinë në njëfamilje të jashtëzakonshme, që iu bashkuan forcës më progresiste të kohës nëvitet 40, që iu bashkuan aspiratës më të rëndësishme të Europës siç ishte luftakundër nazizmit dhe deri në fund kanë jetuar me dinjitet dhe mendoj që ështëbrezi të cilit i kemi një borxh që nuk ia shlyejmë dot gjithë jetën dhe besoj se është brezi i fundit më këtë përmasë integriteti dhe dinjiteti në shoqërinëshqiptare.”
Më tej, Çuçi krahasoi aspiratën e atij brezi me rrugëtimin aktual të Shqipërisëdrejt BE, duke shprehur bindjen se Partia Socialiste është e vetmja force e cilamund ta realizojë këtë ëndërr shekullore të shqiptarëve.
“Nuk e ekzagjeroj, që ka një paralelizëm të aspiratës së gjyshërve të mi nëvitet ‘40 me këto prag zgjedhjesh. Në ‘40, nje pjesë me e mirë e shoqërisëshqiptare u bashkua në luftë kundër nazizmit për të demostruar se jemi njëshoqëri eruopiane jo vetëm gjeografikisht.
Sot jemi prapë në një dilemë, vijmë pas 27 vitesh tranzicion, me stërmundime, kriza, duke humbur e rilindur shpresa, vijmë në një zgjedhje që duhet ta bëjmënë 2 qershor. Kjo zgjedhje shumë e thjeshtë, a duam të hyjmë në familjeneuropiane si shoqëri shqiptare apo jo, dhe kjo gjë më pranë dhe më qartë se kurrë ndahet në 25 qershor. Në 25 qershor nëse votojmë PS rruga për në BE është e garantuar dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë vetë Europa.”