VIDEO/ Parkingu nëntokësor te sheshi "Skënderbej", gati për 358 automjete

29 Maj 2017, 10:02Sociale TEMA
VIDEO/ Parkingu nëntokësor te sheshi "Skënderbej", gati

Përveçse një qëndër pedonale, sheshi Skënderbej do të ketë dhe një parking nëntokësor me kapacitet 358 vende duke i dhënë zgjidhje edhe problemit të parkimit të automjeteve në zonën e qendrës së qytetit.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video e publikuar në Facebook nga kryebashkiaku Erion Veliaj, punimet në parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbej kanë hyrë në fazën finale, ku po punohet për detajet e fundit.

Projekti parashikon që hapësira të këtij parkingu, të mund të përdoren edhe për aktivitete të ndryshme siç mund të jenë panairet.

Për herë të parë, do të instalohet edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që pëdorin energji elektrike, duk e renditur Tiranës mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë.

1 komente në “VIDEO/ Parkingu nëntokësor te sheshi “Skënderbej”, gati për 358 automjete”

  1. Aksi says:

    I lumte, shume mire ka bere, vetem urojme te jete pune cilesore, e s’do u bjere njerezve ne koke sic u ra tuneli per ne Elbasan ne 2009 se u inaugurua shpejt e shpejt para zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje