Ish-Miss Shqipëria 2013, Fioralba Dizdari, ka nisur prej vitesh një karrierë si modele. Kjo nuk do të kishte asgjë të keqe, përsa kohë nuk do të mësohej se karrierën dhe udhëtimet e saj nëpër botë i sponsorizon Petrit Ceno, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Durrës.
Fioralba është aktualisht e fejuara e Enri Cenos, kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit dhe së bashku, ata bëjnë një jetë milionerësh, ndonëse vetë Enri është aktualisht i papunë, shkruan Lexo.al.
Ceno, i emëruar në këtë gjykatë në vitin 2013 me vendim të Presidentit Nishani, është i përfshirë në disa skandale të tjetërsimit të pronave, si ai i një hoteli 10-katësh në bregdet, i kaluar arbitrarisht në pronësinë e një prej ortakëve. Ky vendim i siguroi Cenos, ndër të tjera edhe një udhëtim falas në Spanjë për të parë klasiken Real-Barça, dhuratë nga biznesmeni, raporton lexo.al.
Petrit Ceno, gjithashtu ishte pjesë e trupës gjykuese që la të lirë Lul Berishën, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për disa vrasje si dhe Qani Topallin, edhe ai eksponent i krimit të organizuar, i dyshuar si një prej organizatorëve kryesorë të trafikut të qënieve njerëzore.
Ndërkohë, të pashqetësuar nga skandalet e të atit, në pritje të përfshirjes në Parlamentin e ardhshëm, Enri Ceno dhe e fejuara e tij modele janë sërish duke shijuar disa ditë të nxehta pushimesh.
Rrofte Republika e Re!
Ca te thuash per Petrit Cenon?? Shkoni pyesni ne Durres te degjoni sa e ka pazarin e gjyqeve. Nuk u be sot gjyqtar se ka qe nga vitet 90. Nuk do tja dije ky tipi as per ligj as per gje…lekrt thote dhe mbaroi puna.
Krimi dhe bytha po zene vend ne parlamentin e ardheshem. Po çfare dikriminalizimi i ben parlamentit ket demokartet!
E mer Plak i Gjore po te shkon goja Leng.C’e do!!! Ai Miku te ka hyre ne grope i ka rene kandari.Nuk eshte me Ai i Pari.Prandaj bej tutje se merove dynjane Lapangjoz shpellar.
Po Liria e Berishes, nuk ka ndonje koment per burrin e saj me kete modele seksi?
çapajevi rus