Ministrja e Financave e PD Vukaj pezullon lejet vjetore. Rikthehen këshilltarët e Ahmetajt, përplasen me të rinjtë...!

30 Maj 2017, 13:17Politika TEMA

Punonjësit e Ministrisë së Financave e të institucioneve të varësisë si Tatime e Dogana do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, nëse kanë planifikuar për t’i kryer ato në periudhën 25 maj deri në 30 qershor.

Ndërkohë, ata që kanë nisur tashmë pushimet do të duhet t’i ndërpresin ato dhe të rikthehen në punë.

Mësohet se, ish­-ministri Ahmetaj u kishte dhënë lejet e zakonshme këshilltarëve të tij, para se të linte postin. Kështu, ata tani duhet të kthehen në punë, por vendet e tyre janë zënë nga këshilltarët e rinj.

Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj e zgjedhur me propozimin e PD ka nxjerrë sot urdhërin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.

Sipas këtij urdhëri të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 1 korrik 2017.

Planifikimi dhe kryerja e lejeve vjetore të vijojë nga 1 korrik 2017 dhe në vazhdim sipas legjislacionit në fuqi. Moszbatimi i këtij urdhëri sjell përgjegjësi disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.

Këshilltarët e rinj që ka emëruar ministrja Helga Vukaj janë:

Flir Mosho

Drejtor i Kabinetit

Asllan Shera

Këshilltar i Ministrit të Financave

Gjin Progni

Këshilltar i Ministrit të Financave

Fatjola Arifaj

Këshilltare e Ministrit të Financave

Jeton Osmani

Këshilltar i Ministrit të Financave

Renald Rista

Këshilltar i Ministrit të Financave

5 komente në “Ministrja e Financave e PD Vukaj pezullon lejet vjetore. Rikthehen këshilltarët e Ahmetajt, përplasen me të rinjtë…!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo eshte kundra ligjit.. Thyen kodin e punesimit.. Tregoju ku thote se shefi ka te drejte tua presi lejen vjetore pa VKM sipas tekeve personale..Perkundrazi, kjo po thyen ligjin duke detyruar administraten publike te bej dicka qe e kane te detyruar me ligj…Sa e lezetshme eshte kjo merrhumja: Une po ju thrras me detyrim si shefe duke thyer ligjin qe vet duhet ta respektoj.. Po kryej antiligjshmeri dhe do merren masa disiplinore po me kete kush nuk e zbaton ate ligj qe une po thyej..

  2. aurora says:

    shume veprime te ulta

  3. Ridvan Bole says:

    Hajde Kabinet qe ke bere moj bibe e cadres. Flir Mosho nje kryehajdut qe vodhi gjithe fondet e investimeve ne kohen e Bodes tani na ben Drejtorin e Kabinetit. Asllani (Llonja sic e therrasin shkurt) ish keshilltar i Bodes qe shquhej vec per bythelepirje. Pastaj vijne Gjin-et e Jeton-et komentet jane te teperta… Kjo eshte fytyra e “Republikes se Re”. O tempora o mores…

  4. Petriti says:

    Kjo tregon se si PD ka deshir te trajtoje punonjesir pa pushime pa paga e te tjera te keqia

  5. Besjana says:

    Shpejt e treguat ftyren. Njerez hakmarres qe e shfryjne dufin e tyre tek disa njerez te thjeshte. Kujdes ministre se nuk e ke per shume gjate ate postin, prandaj mos u rehato shume ne karrike. Veprime te ulta ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje