Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale

30 Maj 2017, 21:17Ekonomia TEMA

Qeveria shqiptare ka anuluar punimet e hidrocentralit të Kalivaçit nga kompania Kalivaçi Green Energy e biznesmenit italian Becchetti, megjithatë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur menjëherë procedurat për gjetjen e një investitori të ri në Kalivaç.

Nga Ivana Dervishi

Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa, po rrjedh aktualisht i lirë nga HEC-et të paktën për disa muaj, pasi qeveria shqiptare vendosi anulimin e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit nga kompania italiane Kalivaçi Green Energy.

Pas 20 vjetësh zvarritje dhe ndërprerje punimesh, që nga dhënia e lejes për hidrocentralin e Kalivaçit në vitin 1997, punimet kanë ndaluar në masën 30 për qind, ku lumi i Vjosës mbetet i paprekur.

Kjo i ka dhënë banorëve të zonës dhe organizatave të mbrojtjes së lumenjve në Shqipëri dhe Europë shpresën për kthimin e Vjosës në Park Kombëtar, një premtim ky gjithashtu i kryeministri Edi Rama.

“Anulimi i kontratës ekzistuese e bën Vjosën ligjërisht të lirë nga HEC-et dhe ofron një mundësi të artë për të shpallur Vjosën si Parku u parë i një Lumi të Egër në Europë” tha Olsi Nika, koordinatori i fushatës për mbrojtjen e Vjosës në Shqipëri pranë EcoAlbania.

Megjithatë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë hapi më 26 maj procedurat për një koncension të ri të Kalivaçit duke i lënë kohë kompanive deri më 18 korrik 2017 për t’u futur në lojë.

Kontrata parashikon “ndërtimin e hidrocentralit të tipit me dige, në afërsi të fshatit Kalivaç, rrjedhën e poshtme të Lumit Vjosë” ndërsa kohëzgjatja e koncensionit është 35 vjet.

“Qeveria ka vendosur të hapë procedurën e koncesionit, në kundërshtim me vullnetin e pushtetit vendor dhe komunitetit, aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne do ta kundërshtojmë fuqimisht këtë projekt dhe do të vazhdojmë betejën për Vjosën e lirë, pa diga!”, shtoi Nika.

Kalivaçi hapi në vitin 1997 kalvarin e hidrocentraleve në lumin Vjosë, të cilin shkencëtarët shqiptarë dhe ndërkombëtarë e vlerësojnë si të pasur me biodiversitet dhe si të domosdoshëm për t’u mbrojtur dhe për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Në vitin 2009 u shfaqën problemet kryesore mes investitorit kryesor italian Becchetti Group, partneritetit me Deutsche Bank dhe nënkontraktorit “C.A.E” sh.p.k.

Planet e qeverisë shqiptare për hidrocentrale në Vjosë vazhdojnë edhe me hidrocentralin e Poçemit, ndërtimi i të cilit u anulua me vendim të Gjykatës Administrative në fillim të majit, vendim të cilin ministria e ka apeluar.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kritikuar disa herë për qasjen e saj zhvillimit shfrytëzues dhe jo të qëndrueshëm ndaj lumenjve më të rëndësishëm të vendit, të cilët kanë potenciale të mëdha turistike. Aktualisht, mjedisorët po kundërshtojnë ndërtimet e HEC-eve në Vjosë dhe së fundmi banorët e luginës së Valbonës ngritën në gjykatë kërkesën e anulimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.

6 komente në “Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale”

  1. Lari says:

    Ndërtimi i HEC-it në Kalivaç është një lajm i mirë ! Edhe ndërtimi i HE-it në Poçem do të ishte një lajm edhe më i mirë !

  2. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Si del shpirti rames pa mare perqindjen e koncesionit.

  3. Vedat Shehu says:

    Mrediokri e theksuar kjo mbrojtje e verber e mjedisit te degraduar te Vjoses. Hidrocentralet dhe riperteritja, permiresimi i mjedisit me projekte anesore e bejne zonen e lugines nje zone te mrekullueshme per jetesen,veprimtarite ekonomoke,kulturore dhe turistike.

  4. KONCESIONI I VJOSES says:

    S’KA GJE.
    MOS U MERZISNI.
    TE NA RROJE PARTIA ME NE KRYE SHOKUN E…. !

  5. Novruz Taip Vishanji says:

    HE MOJ DERVISHE PA TYRBE

    e me nallane ne koke ne vend te trurit ! Merr mundimin e shko te jetosh vetem per nje vit ne rrjedhen e poshtme te Vjoses,, keshtu qe nuk do shohim me ne portalet on-line pellitjet tuaja.
    Parku eshte me joshes me nje sistemim te egersise natyrore te Vjoses, duke i dhene mundesi nje popullsie jo aq te vogel, te jetoje ne “qetesi e dashuri”, mes pyjeve qe jane masakruar e kafsheve qe nuk ekzistojne me.
    Vjosa ka nevoje urgjente te sistemohet, qe te mos sjelle me vdekje, shkaterrim e mjerim siç ka bere sidomos keto tre dekadat e shkerdhatokracise.
    Sistemimi i Vjoses eshte mireqenje jo vetem per banoret e gjate rrjedhjes se saj, por edhe te gjithe shqiptarev, me jo vetem energjine elektrike qe do prodhoje, por edhe gjithe aktivitetet e tjera bujqesore, blegtorale, te turizmit e sporteve qe do promovohen ne vazhdim.

  6. KORÇARI says:

    Të gjithë ju idiotët që gëzohemi me Hidrocentralin e Vjosës ,Dhe mundoheni të nënvleftësoni mjedisin e Vjosës duhet të dini që Vjosa është cilësuar si mjedis i virgjër , nga të paktat në Europë dhe është cilësuar kështu nga Specialistë të Mjedisit ,specialistë Italianë , Gjermanë etj, dhe jo nga lapangjozë me diploma të blera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje