Ministrja e Financave Helga Vukaj, e mëruar në pozicion teknik nga Partia Demoktratike në krye të diskaterit, ka nxjerrë një urdhër për administratën e institucionit, si dhe tatimeve e doganave, në bazë të së cilit anullon të gjithë lejet vjetore të planifikuara nga data 25 maj deri në 30 qershor.
Ministrja ka nxjerrë të martën urdhërin sipas së cilit, nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30 qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore.
Por a është ligjor ky urdhër i Ministres?
Juristët e argumentojnë këtë: Na zbatim të përcaktimeve të Kushtetutës, si dhe në të njëjtën linjë të përcaktimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore përcaktohet që: Ministria drejtohet nga ministri që drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon ministria.
Sektretati i Përgjithshëm i ministrisë ka në përgjegjësi të tij ndërmjet të tjerave të sigurojë administrimin efektiv dhe eficent të burimeve financiare, materiale dhe njerëzore të sistemit ministror, në përputheje me legjislacionin në fuqi.
Bazuar në këto parashikime, rezulton se ministri është përgjgjegjës për drejtimin e politikës shteterore që ai drejton dhe nuk ka kompetencë për të vepruar në lidhje me administrimin e burimeve njerëzore, ku në rastin konktret përfshihet edhe çështja e disponimit të pushimeve vjetore.
Referuar po këtij ligji të drejtën për të përcaktuar kohën e kryrjes së pushimit vjetor e ka “eprori direkt”, dhe në rastin konkret Ministrti i Financave nuk është eprori direkt si për punonjësit e administratës në institucion, në tatime dhe dogana. Titullari dirket për këto punonjës është Sektretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Por ky nuk është i vetmi urdhër, i Ministres Teknike të Financave, që ka shkaktuar përplasje dhe kundërshti. Një ditë më parë Ministrja Helga Vukaj njoftoi disa media se ka urdhëruar shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore.
Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një tubim elektoral të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër punonjësi i tatimeve vijon të kryejë funksionet e tij në administratën tatimore.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se urdhëri i shkarkimit është i paligjshëm, pasi sipas ligjit punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. (TemA TV)
Partia Antidemokratike vepron si PPSH. Te denon per bindjet e tua politike.
Nepunesi civil eshte njeri dhe ka te drejte vote si gjithe te tjeret. Si i tille nepunesi civil mund të shkoje me çdo tubing elektoral, mjafton te mos beje propagande dhe te mbaje fjalime. Sot tek nje miting I PD, neser tek PS, pasneser tek LSI dhe keshtu vendosin per voten.
Idjotet e PD-se. Akoma nuk e kane marre vesh se Rama u la ne dore vetem celesat e kashtes.
Punonjesit e administrated shteterore nuk shkojne me urdher te dikasterit ne tubifex elektorale,por do te ishte shkelje e te drejtave te njeriut te ndalohej pjesmarja individuale e tij ne parting qe ai deshiron.Largimi nga puns eshte ne shkelje te drejtave dhe lirive te njeriut.Ndalohet qe titullari I istitucjonit te urdheroj punonjesit te shkojne ne tubim dhe ate te mar mungesat dhe tepushoj ata qe nuk marin pjesa ne mbledhje -sic bente Salihi.
O Rame po tani cfare mashtrimi ke pergatitur? Na the qe keta ministrat “teknike” do kujdesen vetem qe administrata mos keqperdoret per zgjedhjet.
Budallaqe qe merr seriozisht punen për një muaj që do rrije,,,vdiqën për pak pushtet
Nepunesit civil i ndalohet aktiviteti politik ne orarin e punes.Pas pune eshte qytetar i lire dhe ka te drejte te shkoj ne c’do tubim elektoral ku te bej edhe propagand sipas bindjeve te tij.
Po po tatimorin vetem dr tatimeve e shkarkon, as rama nuk i ben dot gje eshte i pafuqishem
Pse deri ne date 30 qershor?! Fushata mbyllet nje dite perpara zgjedhjeve. Urdher idiot. Minimumi duhet ndryshuar.
Pse deri ne date 30 qershor?! Fushata mbyllet nje dite perpara zgjedhjeve, pra ne 24 qershor. Urdher idiot. Minimumi duhet ndryshuar.