Pas konferencës për shtyp ditën e djeshme, ku kërkoi shkarkimin e Lulzim Bashës, Arben Imami ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Opinion”.
Por, gjatë kësaj interviste, Imami ka bërë një lapsus.
Ai tha se Topalli është zëvendësuar në lista nga gra që pjellin 3-4 herë dhe që janë shtëpiake.
Dhe kjo ka bërë që ndaj tij të nisë një furtunë reagimesh, pse tha pjell, dhe jo lind.
Është rasti klasik shqiptar, që, pavarësisht gafës së Imamit, ndoshta dhe prej emocioneve të një transmetimi live, njerëzit merren jo me çështjen e ngritur, por me gjëra anësore të saj.
“Të dëgjosh nga goja e një deputeti se qenka turp të jesh ‘Nënë me shumë fëmijë’ dhe kjo të privon të konkurrosh si e barabartë, padyshim mendon se je në një vend barbarësh.
Të dëgjosh KM tënd brekushevarë që fyen dhe qesëndis fshatçe një kandidate perfekte për deputete si Grida Duma , ta zë mendja se vetëm Europë nuk i vjen erë nahisë sonë.
Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione (me të drejtë mbase) kur u lëndohet Vllahutin? A nuk kanë ndonjë fjalë të thonë sot dhe të lebetiten? Nëse nuk thonë, nuk janë veçse hipokrite dhe përligjëse vetëm të fondeve që marrin nga Europa për të drejtat (edhe të grave). Kjo shoqëri ka nisur të më bëjë me turp me falsitetin e saj”, shkruan shkrimtarja Flutura Açka.
Ndërsa prifti Gjergj Meta ka bërë një shkrim me titull: Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”
“Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga Listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”.
Mua nuk më interesojnë as listat e as partitë dhe as emrat e përveçëm, pasi për këtë unë e them fjalën time si qytetar ditën e zgjedhjeve, por si njeri dhe si katolik i kam dy fjalë me këtë deklaratë të papërgjegjshme, që, edhe nëse është emocionale, është fyese për aktin më të shenjtë në këtë botë, lindja e një fëmije dhe trajtën amnore të të qenit grua.
Duke ndjekur këtë logjikë të Zotit Imami del se gratë që duhet të shërbejnë në jetën sociale dhe në politikë duhet të jenë sterile, ose pa fëmijë, ose që përdorin kontraceptivët për të mos lindur fëmijë, sepse kështu e kërkon aktivizmi politik dhe karriera. Ose, gjithnjë si interpretim i kësaj logjike, duhet të jenë gra me sjellje mashkullore që të jenë të pranueshme për një realitet si ai shqiptar. Kjo është një logjikë antijetë dhe fyese për grate-nëna dhe fëmijët, si dhe për jetën në thelbin e saj.
Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake, sepse ato shtëpiaket janë gra që kanë marrë përsipër t’i shërbejnë jetës, familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve. Nuk janë gra skllave, por nëna dhe bashkëshorte. Do të ishte nder për një parlament të kishte nëna dhe bashkëshorte që kanë devocion ndaj familjes dhe fëmijëve. Do të kuptonin më mirë se çfarë do të thotë të kalosh një ligj për shëndetin e grave dhe të vajzave, do të dinin më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të bësh një ligj për tutelimin e fëmijëve dhe për arsimin e tyre. Po ashtu do të dinin shumë më shumë vlerën se çfarë do të thotë të bësh një ligj kundër dhunës së grave, sepse e dinë mirë se sa e frutshme është dashuria e një bashkëshorti dhe përkëdhelja e fëmijëve, pavarësëisht nëse ato janë tre apo katër apo edhe më shumë. Prania e tyre në sallën e parlamentit do të t’i sillte asaj salle ëmbëlsinë dhe njerëzinë e munguar e të vrarë nga ajo ashpërsi mashkullore në këto 26 vjet parlament demokratik.
Kjo logjikë banale, që është në nënshtratin e deklaratës së zotit Imami, ka sjellë që sot të ketë vajza të cilat nga frika se humbin vendin e punë apo karrierën nuk martohen, apo kanë frikë të ngelin shtatzëna se sapo të shohin që i rritet barku shefi mund t’i heqë nga puna, ose nuk mund të aktrojnë më apo të këndojë, apo të jenë personazhe publike. Pasojat e kësaj logjike janë shkatërruese për një shoqëri. Përjashtimi, qoftë edhe verbal, i grave – nënave nga një logjikë pjesmarrjeje aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit i heq kësaj pjesmarrjeje dimensionin më human dhe më të frutshëm të saj. Kurrsesi nuk mund të jem dakort me një logjikë të tillë dhe mendoj se çdonjeri me një “bon sens” nuk do ta lejonte këtë deklaratë të kalonte pa u vënë re dhe pa e dënuar. Amësia nuk është një aksesor i pjesmarrjes në jetën politike, një element më shumë për të mbushur CV-në, por element thelbësor në të qënit grua dhe njeri. Më shumë është e kundërta që pikërisht dimensioni politik duhet të jetë në shërbim të amësisë dhe të familjes.
As feministet më feministe dhe abortistët më të egësuar nuk do ta pranonin një logjikë të tillë përjashtuese.
Pse ka bërë bujë Licia Ronzulli, parlamentarja italianë, që mban fëmijën e saj në mbledhjet e parlamentit dhe ka krijuar reagime aq të ëmbla dhe lavdëruese, pikërisht sepse sjell një shembull që sot gjithnjë e më shumë refuzohet dhe po zbehet. Amësia në Parlament? Pse jo. Amësia do të thotë jetë e do të thotë familje. Politika nuk mund të bëhet pa familjen apo duke e anshkaluar atë. Sa më shumë njerëz me sensin familjar dhe të martesës të ketë parlamenti aq më i mirë do të jetë, aq më human dhe më i përgjegjshëm do të jetë. Amësia është jeta, jeta është dhurata më e bukur që Zoti na ka dhënë.
P.S. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerzit …”
Eshte per tu cuditur qe e sulmojne Imamin per perdorimin e fjales pjell. Eshte teresisht i sakte ne perdorimin e fjales pjell, sepse ne per qellimin e dallimit ndermjet kafshes dhe njeriut perdorim fjalen lind per njerezit. Te me ndjeni per edhe Z. Gjergj Meta thote qe grate lindin, sepse keshtu mendon pa u thelluar. Ne te vertete gruaja nuk lind femijen, por femija lind nga gruaja. Keshtu gruaja nuk lind sepse ka lindur nje here nga nena e saj, por pjell, nxjerr ne jete nje femije. Ndoshta fjala nuk tingellon shume bukur per veshin e ndonje delikati por fjala pjell eshte fjala e sakte e shqipes . Keshtu gruaja pjell, ndersa femija lind. Ketu Z. Imami ka plotesisht te drejte dhe nuk ka aresye per tu sulmuar. Ai nuk ka fyer grate duke perdorur fjalen e sakte te shqipes ne kete rast.
Me duket se Imami ta ka dhjere, me deklaraten per t’u veteshfajesuar… lexoje pak. Per znj. Jozefina thote… ‘ka lindur’… dhe jo ka pjelle…!! Si shpjegohet valle?! Grate e tjera pjellin, ndersa Jozefina ka lindur?! E kuptoj shpjegimin tend, dhe ndoshta mund te kesh te drejte, por duhet te kuptosh qe Imami e perdori kete term ‘pjelle’ per t’i ofenduar dhe degraduar ato femra te cilat z. Basha i ka perfshire ne lista. Besoj perdorimi i dy standardeve ne kete rast, eshte lehtesisht i kuptueshem nga ana jote, apo jo?! Tung!
O ty ta lumsha o sale, me pelqeu argumenti qe ke dhene, vertet.
Ore ne Shqiperi pillet, nuk lindet, se shqiptaret nuk e kane kaluar pragun njerezor qe te kensiderohen njerez qe lindin. Ne Shqiperi vetem afshosen dhe pjellin me furi, prandaj edhe i djeg aq shume atyre qe e kritikojne. E dine mire qe gjithcka qe kane bere ne jete ka qene qe te budallepsin ndonje buall ne disko aty, dhe pastaj jane shnderruar vete ne buallica qe vetem hane dhe pjellin. Vetem ne nje vend si Shqiperia mund te ndodhe qe te dale pjellorja tani nga tana e saj aty ku ka ngrene kollodokun e burrit shtate here dhe te vendoset ne listen fituese per deputete ne parlament. Nuk ka ngel Shqiperia keq per dosa qe vetem pjellin se nuk eshte ky standarti qe duam, po te ishte ashtu do kishim aplikuar per ne Bashkimin Afrikan. Ndersa ky Gjergj Meta as ja vlen te degjohet fare, dava fetari qe promovon pjelljet ne sherbim te oligarkise shqiptare. Te kujton ata prifterinjte banal te Amerikes Latine qe shperndane lloj lloj ideologjishe pjellore dhe skllaveruese neper popullsite indigjene, deri sa e transformuan ate pjese te botes ne nje superkoloni te qelbur. Beni ka te drejte qe e ngre zerin kunder baterdise se qelbur qe beri Basha me listat, la jashte profesionistet dhe futi brenda cuna te llastuar gjykatsish te korruptuar dhe gra qe gjithcka qe kane bere ne jete ka qene te ngrene kembet perpjete here per ta ngrene, e here per te pjelle.
Fati i njeriut eshte karakteri i tij. Cfare rendesie ka ne se Imami beri nje lapsus?! Sa te tilla ka bere ne jeten e tij! Jo lapsus por ngjarje te verteta! Por me e renda eshte “a predigal son” i berishes! Krimet nuk mbulohen me lapsus! Kjo si puna e Josit Imamit dhe Lulit apo vete te madhit Berisha,eshte asgje para krimeve te tyre te bera ndaj kombit dhe popullit shqiptar! Njerez te dores se dyte apo te trete, per Shqiperine kuptohet ,morren drejtimin e vendit dhe e cuan ate ne gremine! PD mban ere te keqe ngado qe te kthehesh. Nuk ka nevoje te nuhatesh! Era e poshter e MUTIT te kundermon! Eshte koha te largohet nga skena politke shqiptare bashke me LSI dhe Meten! Krimet e komunizmit te duken asgje para krimeve te PD! Berisha beri si te donte me keq se Enveri! Dita qe te marre ate qe meriton po afron!
Kotesi e pashembellte polemika ndaj Z.Imami per perdorimin e fjales PJELL.Ne kete sens jam dakort me Komentuesin Saliu.Nuk besoj se eshte Sali Gerdeci.
Z.Imami ka te drejte qe eshte indinjuar se ka qene i pari intelektual qe i hyri luftes per Demokraci ,shume perpara Sali Gerdecit ,qe erdhi tek studentet me prokure nga Ramiz Alia.Le ti bejme thirje Memorjes.
Shqiptar[t janë trapa.
Pjell nëna dhe lind fëmia. Kaq e thjeshtë.
T’i thuash pjelljes lindje, është njësoj si t’i thuash zgjimit fjetje.
Nje aktor budalla dhe nje politikan legen, kjo eshte karriera e ketij Imami.
Mendoj se fjala pjellori duhet te hiqet nga fjalori i gjuhes shqipe.
Ka bërë shumë mirë z.Basha që nuk e ka vënë në listë për deputet këtë “zotërinë”.Ai mbrëmë në tv klan ka fol me fjalor jo etik për gjithë gratë nëna dhe në një mënyrë shumë përçmuese.Të të vijë turp zoti Imami !Sa për komentuesit që nuk iu bën përshtypje dhe e mbështesin zotin Imami iu falet sepse kur flet një ish deputet me këtë gjuhë çtë presim nga njerëzit e thjeshtë.
Rrote [email protected], si gjithe deputetet, vecanerisht halabaket e PDse
Qe ketej e tutje s duhet te themi:
– Me polli belaja
– I pjell mendja
Nuk e kuptoj kete ngjyrim negativ qe i kemi dhene veprimit me pjelle. Bota e qyteteruar qe eshte shume me e ndjeshme ndaj fjaleve dhe priret ndaj korrektesise politike, perdor te njejtin fjale si per femren e njeriut ashtu dhe per ato te gjitareve.