FOTOT/ Himara braktis Bashën, Dulen e Bollanon, por ata nxjerrin nxënësit e shkollës greke për të mos mbetur vetëm

31 Maj 2017, 14:13Politika TEMA
FOTOT/ Himara braktis Bashën, Dulen e Bollanon, por ata nxjerrin

Kreu i demokratëve pas stuhisë që pësoi e po pëson nga pakënaqësia e bazës së PD por dhe deputetëve më në zë të tij, ka nisur turin e tij elektoral në jug.

Mirëpo, përçarja brenda PD dhe mospëlqimi i emrave që Basha ka vënë në lista për deputëtë, ka patur pasoja të rënda për fushatën. Demokratët e kanë treguar pakënaqësinë duke e braktisur Bashën në mitingjet që ai ka zhvilluar.

Sipas fotogafive që do të shikoni pak më poshtë edhe Himara e ka braktisur Bashën, i cili së bashku më Dulen, Neranxin e Bollanon zhvilluan një miting aty.

Siç duket nga foto, pjesëmarrja është modeste, kur e mendon që PD është partia e dytë më e madhë pas PS-së.
I njëjti burim thotë se Basha, Dule, Bollano e Neranxi kanë përdorur nxënësit e një shkolle greke për të mos mbetur fillikat në shesh.

Po sipas burimeve bëhet me dije se shkolla greke në Himarë nga ku nxënësit janë nxjerrë nga mësimit për të shkuar në miting, quhet “OMIROS”.

Më heret ishte Berati, Ura Vajgurore, Saranda e Konispoli që e braktisën Bashën në mitingjet respektive.

Fushata Bashës nuk po i shkon siç duhet. Pas përçarjes në parti, duket se militantët janë kundër tij. Megjithatë, duhet të presim 25 qershorin për të parë rezultatin.

4 komente në “FOTOT/ Himara braktis Bashën, Dulen e Bollanon, por ata nxjerrin nxënësit e shkollës greke për të mos mbetur vetëm”

  1. tfgs1 says:

    ”burimi” eshte tourkotsam kshq mos i besoni shume…………

  2. loni l says:

    iku koha e dukes dhe bollanos greket me bashen nuk e mashtrojn dot popullin shqiptare

  3. Petriti says:

    po kush ndjek nje deshtak dhe keta fmijet i kan genjyer me ndonje pernsion

  4. Besjana says:

    Deshtime dhe vetem deshtime po shohim dita dites ne kete parti. Ju I perdorni njerzit thjeshte per numer. Mjerim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje