Kandidatja e PS-së, habit Fevziun: Nuk jam aq e re sa mendon ti

31 Maj 2017, 08:50Politika TEMA

Emisioni “Opinion” në TV Klan, mbreme, kishte si temë kandidatët e rinj nga e majta dhe e djathta jo vetëm në politikë, por edhe në moshë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Mirëpo, në hyrje të emisionit, moderatori Blendi Fevziu është përballur me një surprizë gjatë prezantimit të kandidatës së Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Senida Mesi me profesion ekonomiste.

Me t’u prezantuar, Mesi i është përgjigjur drejtuesit të emisionit se nuk është aq e re sa duket.

Dialogu mes Fevziut dhe Mesit:

“Unë në fakt nuk jam aq e re sa the ti, sepse unë jam 40 vjeç”

Përgjigja e Fevziut:

Nuk ka rëndësi e je risi në këtë listë, në politikë nuk ka rëndësi mosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje