Djali i Servet Pëllumbit, që kandidon për PS në Tiranë: Këshilla që më dha babai kur vendosa të futesha në politikë

1 Qershor 2017, 09:14Politika TEMA

I 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të Tiranës, Arben Pëllumbi është i bindur që do zgjidhet deputet.

Djali i profesorit dhe një prej emblemave të Partisë Sociaiste deklaron se PS do marrë më shumë se 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në të parën intervistë televizive, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Pëllumbi tregoi se e vetmja këshillë që i ka dhënë i ati kur vendosi të futej në politikën e lartë ishte të tregojë vlerat më të larta të moralit, një cilësi që e kishte edhe i ati i tij.

Një biznesmen që futet në politikë, Arben Pëllumbi tregoi se për të është një sfidë e re në jetë por pa patur asnjë frikë nga vështirësitë, konkurenca, pengesat e gjithçka, problem që I ka kalaur në këto 27 vjet si biznesmen.

I pyetur nëse ia vështirëson karrierën fakti që gjithnjë do ta cilqsojnë djali I Servet Pëllumbit, ai tha:

“Kjo ka të mirën e vet se pse të gjithë më njohin kush jam dhe background kam, por nga an tjetër kjo ka edhe vështirësinë e vetë sepse kurrë nuk mund të bie nën një nivel të caktuar. Por unë dhe im vëlla asnjëherë nuk e kemi vënë nën presion babanë me çështje të jetës dhe punës sonë”.

Megjithatët Arben Pëllumbi shprehu krenarinë që është djali i profesor Pëllumbit por sipas tij akoma më shumë ndjehet krenar për mamanë e tij.

3 komente në “Djali i Servet Pëllumbit, që kandidon për PS në Tiranë: Këshilla që më dha babai kur vendosa të futesha në politikë”

  1. Epo kjo pune! says:

    mor po cdo gazeta e paska lajm… ndoshta mund te jesh njeri capajev dhe i ben gjerat me merite por prape njerezia do mendojne se je aty per hater te babait te nderuar. Se ky ligjj zgjedhor eshte komplet klientelist e nepotist dhe pastaj pergojojme monizmin, tani nepotizmi eshte bere mullar fare.

  2. Faro says:

    Biri i nje babai sa te zgjuar e idealist i kulturuar, po kaq edhe modest. Nuk harrohet foto qe i beri me tradheti, kaci i zi ne SHBA. Por me mbreselenese ishte pergjigja korrekte e profesorit te nderuar

  3. meti says:

    ky eshte 2 leksh. nuk i ngjan te jatit. sajon djegie biznesi qe te perfitoj sikuracione.. ne politike hyn per para qe mos u fryfshin jo per moral. e ka bo vjerra boss me leket e vefes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje